Zyrtare: Lëvizja Besa në koalicion me Aleancën për Shqiptarët në rrethin e dytë

taravari-1Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion zgjedhor për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale njofton Telegrafi.

Marrëveshja është nënshkruar nga shefat e shtabeve të partive, ndërsa nënshkrimit i parapriu një takim mes dy kryetarëve të partive, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela, të shoqëruar nga kandidatët për Komunën e Çairit dhe të Gostivarit, Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Taravari.

Lëvizjen Besa në rrethin e dytë të zgjedhjeve me BDI-në do të përballet në gjashtë komuna kurse Aleanca për Shqiptarët me BDI-në do të garojë në pesë komuna.

Ndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>