Ashtu është, tanimë të gjithë e dimë se sa i afërt është Arben Taravari me VMRO. Aq sa kjo afërsi me VMRO, Taravarin e bëri me shtëpi dhuratë nga VMRO në Shkup, në zonën elitare Taftalixhe. Dhe këtë nuk e thonë armiqtë e tij, por edhe miqtë e tij të sotshëm.
Ajo që nuk e kemi ditur është se sa të afërt janë LVV dhe Albin Kurti me VMRO dhe Mickovskin, vëllaun e Vuçiçit!
Për dallim nga Albin Kurti, shqiptarët në ish IRJM nuk presin nga Gjykata Kushtetuese “vendim të drejtë për Ligjin për gjuhët, ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”. Sepse vetë kushtetuta diskriminon dhe përjashton shqiptarët nga të gjitha të drejtat kolektive, duke i përjashtuar fillimisht si pronarë të shtetit.
Për Albinin situata është e qartë dhe e thjeshtë: gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare, ndaj tani nuk po rrezikohet. Ndaj Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, dhe si pasojë, nuk ka asnje pengesë që marrëdhëniet të jenë “të shkëlqyera”.
Përjashtuar Arben Taravarin me drejtorët e tij të punësuar në qeverinë e Mickovskit, shqiptarët nuk bëhen dot të afërt me VMRO, sepse vet lideri i saj Mickovski, ata bashkë me shqiptarët e Kosovës i quan “agresorë nga perëndimi dhe veriu”, ndaj anëtarësia e VMRO mendojnë se shqiptarët është më mirë të jenë të vdekur, ndaj dhe tradicionalisht, në të gjitha tubime e tyre kërkojnë komora gazi për ta.
Shqiptarët nuk bëhen dot si Albini, të afërt me VMRO, e besa, nga dita në ditë po largohen gjithnjë e më shumë edhe nga ai dhe LVV, pasi u bindën se Albin Kurti i shiti për interesa të tij karrieriste. Dhe që të jetë akoma më keq dhe më e dhimbshme, ai i shiti, në emër të Kosovës, për lirinë e së cilës luftuan dhe dhanë jetën shumë shqiptarë të ish IJRM!
E si ti besojnë më shqiptarët në ish IRJM Albin Kurtit, kur pikërisht ai që shprehej me aq ngulm kundër ndarjes dhe shkëmbimit të territorit të Kosovë, me aq lehtësi shiti territorin ku banojnë shqiptarët në ish IRJM, me madhësi sa Kosova!?
Për fat të keq, tani më, Albin Kurtin, me veprimet e fundit, nuk e dallon me asgjë nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Ali Ahmeti…
Afrim Fanda