Cili është mesazhi i vërtetë, psikologjik, që fshihet në prapavijën e fushatës të orkestruar nga LDK, PDK, AAK, kundër Albin Kurtit dhe “zmbrapsjes” së tij, përmes 6 kushteve të pakapërcyeshme për Vuçiçin për “Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë”:
“Ja e shihni, edhe Albin Kurti e pranoi Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë”, ashtu siç e pranuam dhe e nënshkruam edhe ne”. Pra “edhe Albin Kurti, Vetvendosja janë të prishur dhe të shitur siç jemi ne”. Pra, rrjedhimisht “të jesh i prishur dhe i shitur nuk është diçka e keqe, sepse kështu jemi të gjithë”
Është e padiskutueshme përkrahja që ka Albin Kurti në qëndresën e tij kundër rrezikut të “Republikës Serbe Në Kosovë” tek çdo shqiptar me vetëdije minimale kombëtare, si brenda, ashtu edhe tek shqiptarët jashtë Kosovës.
Por është shumë e gabuar që e drejta e pamohueshme e shqiptarëve autoktonë në ish IRJM për njësinë e tyre shtetërore përmes federalizimit të ish IRJM si dhe e drejta e shqiptarëve autoktonë në luginën e Preshevës dhe Malin e Zi për autonomi territorialo-politike, të përdoret si kërcënim e jo si e drejtë e pakushtëzueshme dhe e pakrahasueshme me kërkesat e Beogradti në emër të një grushti kolonësh paramilitarë serbë në Kosovë.
Afrim Fanda