Alija Izetbegoviq, Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, në fillimet e luftës së përgjakshme që zgjati pothuajse 4 vite, në disa intervista dhënë mediave të huaja, tentoi të alarmonte botën se qëllimshëm po i jepej ngjyra e konfliktit fetar luftës, duke u ankuar se nga pala kundërshtare bllokoheshin dërgesat e armëve të destinuara për forcat boshnjake, e në të njëjtën kohë lejoheshin luftëtarët muxhahidë të hynin në Bosnje.
Shqetësimi i Alija Izetbegoviq ishte i drejtë, sepse pikërisht nën këtë pretendim të “konfliktit fetar”, u krye gjenocidi serb ndaj popullsisë civile të pambrojtur boshnjake në Srebrenicë dhe masakrat e tjera nëpër gjithë territorin boshnjak. Pikësisht me pretendimin dhe mbulesën e “luftës kundër fundamentalistëve islamik në zemër të Evropës” nga ana e ushtrisë gjenocidale serbe u krye ajo që bota quajti “spastrim etnik sistematik dhe gjenocid mbi popullsinë boshnjake në bosnje dhe Hercegovinë”. Mbulesë që pothuajse legjitimoi masakrat e serbëve mbi popullsinë civile boshnjake, derisa vuri në pikëpyetje ndërgjegjen dhe moralin e shoqërisë perëndimore.
Sot, pas më shumë se 30 vite, i njejti skenar si ai i Millosheviqit në Bosnje dhe Hercegovinë po zbatohet edhe në ish IRJM. I njëjti skenar makabër që rezultoi me 907.207 civil boshnjak të vrarë e të zhdukur, duke u siguruar serbëve 52% të territorit të Bosnjës dhe Hercegovinës, frymëzoi preferencën e VMRO për partitë erdoganiste, dhe e këtyre të fundit për VMRO-në, që prodhoi dhe aleancën mes tyre dhe koalicionin qeveritar.
Përfitimi është i qartë dhe joshës për të dy palët. Të dy palëve u konvenon zhvendosja e vëmendjes nga të drejtat e munguara kolektive të shqiptarëve si grup etink i dytë në vend, në një “solidarizim” dhe përkatësi abstrakte në botën muslimane dhe identitetin po aq abstrakt musliman, që nuk e gjen as në vendet e vet botës arabe, por vetëm në territoret shqiptare. Me këtë skenar, VMRO para Evropës dhe SHBA paraqitet si zot shtëpie në ish IRJM, që paraqet garanci në luftën kundër shqiptarëve si “rezik i huaj i ekstremizmit dhe fundamentalizmit islamik”, duke fituar me këtë simpatinë dhe përkrahjen e perëndimit. Ndërsa jeniçerët e partive erdoganiste të Afrim Gashit, Bilall Kasamit, Arben Taravarit dhe Izet Mexhitit, i sigurojnë sulltanit të tyre, të tjerë “boshnjakë” pa identitet etnik por vetem me “identitet musliman” dhe territor shtesë “Rumeli” për perandorinë e tij neootomane.
Pjesë e këtij skenari, u vu në skenë pikërisht para pak ditësh në parlamentin e ish IRJM, në ditën e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Për të qenë më i besueshem, dhe për të nxjerë përfitimin e plotë për të dy palët, teatri u përgatit me dy akte. Në aktin e parë, partitë erdoganiste të cilët kurrë nuk treguan as më të voglin interesim për të përkujtuar rreth 90 viktimat e pafajshme civile të luftes së 2001-shit në Shkup, Tetove dhe Kumanovë, natyrisht, me lejen e Mickoskit, performuan teatrin e shtirur të ritit “fetar”në institucionin laik të shtetit, duke keqpërdorur për pikë politike, kujtimin për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës. Ndërsa në aktin e dyte, VMRO-DPMNE, përgjegjëse për vrasjen e rreth 90 civilëve shqiptarë, pa kërkuar kurrë falje për këtë, e “dënoi” këtë akt të aletatëve të tyre, duke theksuar se “kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizimin e ndonjë ceremonie fetare, sepse Maqedonia me Kushtetutë është e përcaktuar qartë si shtet laik. Me këtë procedurë nuk bëhet asnjë respekt për viktimat e Srebrenicës, por përkundrazi, kjo paraqet keqpërdorim të rëndë të kësaj tragjedie për të fituar pikë politike.”.
E cili ishte reagimi i opozitës shqiptare për gjithë këtë? Krerët e BDI bënë atë që kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre politike: heshtën në pritje se mos ndoshta Mickovski do të ndërron mendje dhe do të mëshirohet që ti ktherjë në qeveri! Ndërsa soliarizimi i Krenar Llogës me teatrin në parlament, sqaroi më së miri, se pse një pakurizor politik si Arben Taravari me kaq lehtësi shkërmoqi ASH-në!
Afrim Fanda