Askush nuk u ngop ndonjëherë duke lexuar mençuri, sepse ato preken gjithmonë me aq mprehtësi dhe elegancë aspekte të ndryshme të jetës aktuale, ja edhe disa thënie të zgjedhura të huazuara nga Shkolla e Suksesit. /Mençuri e kulluar botërore:
„Të jesh më i mirë se i keqi, nuk do të thotë edhe të jesh i mirë.’
“Kush përkrah njerëzit e ligj, dëmton të mirët.’
“Kush i sjell dëm njërit, kërcënon shumë të tjerë.’
“Më mirë të jesh vetëm se me shokë të këqinj.’
“Kur një aktor është i keq, duartrokitjet e bëjnë edhe më beterr.’
“Sa mendjelehtë janë gënjeshtarët! Ata besojnë se u besojnë.”
“Të gjitha gjërat e mira janë të lira, të gjitha të këqijat kushtojnë një djall e gjysëm.’
“Më mirë se të gjithë e ushqen kalin syri i të zotit.’
“Kur prishet e mira, ajo bëhet veçanërisht e keqe.‘
„Është shumë më mirë të mos kesh asnjëherë, sesa të kesh e të humbasësh.‘
“Më mirë këmbëzbathur sesa fare pa këmbë.’
“Më mirë të jesh objekt i zilisë, sesa i mëshirës.’
„Ç’peshon lehtë rrallë herë qëllon e mirë.‘
„Për anijen e shpartalluar çdo erë është e keqe.‘
„Më mirë të meritosh pa marrë gjë, sesa të marrësh pa merituar.‘
„Në cilindo qytet, qoftë edhe në atë më të mirin, do të ketë një pellg në periferi.‘
„Kompromisi është ombrellë e mirë, por strehë e keqe.‘
„Shakaja ka sjellë shpesh herë dobi atje ku serioziteti shkaktonte veçse kundërshtim.‘
“Timonieri i mirë e vazhdon lundrimin edhe me vela të shqyera.’
“Më mirë të presësh të mirën, sesa të kesh të ligën.’
“Më mirë buzëqeshja se inati.’
“Që të jemi si stërgjyshërit tanë duhet të jemi më të mirë: imituesi nuk është pasues.’
“Lodhja – jastëku më i mirë.’
‘Më mirë të kuptosh pak se të kuptosh shtrembër.’
‘Shumëfish më mirë është të të gënjejnë dhjetë herë, sesa të humbasësh besimin te njerëzit një herë.’