Teksa në këto ditë gushti në Tetovë, po shijoja freskinë e Sharit që mbrëmja ja sjell dhuratë të përditshme qytetit të Tetovës, rrugëve kryesore të qytetit me dhimbje po shikoja po të njëjtën pamje si para zgjdehjeve vendore të vitit të kaluar, që tanimë pothuajse askujt nuk i le përshtypje: kazanë të tejmbushur me plehra, që mbushin edhe gjysmën e trotuarit përreth kazanëve, dhe si për ironi, pranë tyre “bilboarde” me slogane të partive, që këtë herë garojnë me kandidatët e tyre për zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunal të Tetovës. Slogane për faqe të zezë, qesharake, apsurde, pa asnjë lidhshmëri llogjike me realitetin, por që shpalosin qartë etjen e partive për ta shtënë në dorë pushtetin lokal në qytetin më strategjik shqiptar në ish IRJM.
Kështu, krerët e BDI vazhdojnë me sloganin e tyre të vjetër “Bashkë… për Tetovën”. Bashkë me kë? Këtë e dinë vetëm ata, por nga përvoja e deritanishme mund të konkludojmë se e kanë fjalën për misionin e përbashkët politik me dy partite sllave, LSDM dhe VMRO-DPMNE, për të vazhduar degradimin e Tetoves (deri tani mjaft të suksesshëm).
Krerët e “Lëvizja Besa”, të cilët në zgjedhjet e kaluara vendore as me ndihmën e ASH, VMRO-DPMNE dhe LSDM, të gjitha bashkë, nuk arritën të siguronin shumicën në këshillin komunal, tani e kërkojnë këtë nga qytetarët përmes sloganit “Shumicë për 8ovën”, dhe duke ofruar pazare, ose më saktë kushte “patriotike” tetovarëve: “na jepni shumicën nëse doni që rruga “Strasho Pinxhur” të quhet “Mujdin Aliu”. Pa sqaruar tetovarët se pse këtë nuk e bënë deri tani, dhe duke lënë të nënkuptohet se “pengesë” për këtë ishin dy këshilltarët e “Më mire për Tetovën”, me ndihmën e të cilëve vitin e kaluar siguruan shumicën në Këshillin Komunal.
Slogani i hallall partisë “simotër” e LB, Alterntivës, “Tetova ka alternative”, na kujton paralajmërimin e presidentit Makron, për agjendën e islamit politik erdoganist të rezikshëm, të imponuar shqiptarëve si alternativë ndaj BDI. “Tek popullata shqiptare në RMV po punohet nga disa shërbime te huaja për turqizimin e tyre… dhe qëllimi është që deri në vitin 2050 të ketë një rritje drastike të përqindjes së turqve në RMV” ishte paralajmërimi i Makron, i cili të përforcohet akoma më shumë, kur lexon “alternativën” që na ofrojnë në deklarimet e tyre publike përplot ikonografi patriotike turke disa eksponentë të LB dhe Alteraniva, të cilët në fillim shkruajnë turqisht, pastaj “maqedonisht” e në fund shqip.
Ndërkohë krerët e ASH zgjodhën sloganin më ironik të mundur: “Jepi zë rinisë”.
Çfarë zëri ofrojnë partitë shqiptare të rinjve pa shpresa, pa motive dhe frymëzime politike, të përballur me një pasiguri absolute ekonomike dhe sociale? Përse po largohen kaq masivisht të rinjtë shqiptarë nga Tetova dhe qytetet e tjera shqiptare në ish IRJM? Pikërisht nga pabarazia e tmerrshme sociale ku në punë hyjnë vetëm militantët e partive, të detyruar për prostituim politik për “padronët” politikë të partive, të cilët shesin ndikimin dhe fuqinë e tyre në përpjekje për të siguruar arritje dhe perfitime personale, gjë të cilën bota quan “prostituim politik”.
Te shqetëson dhe deprimon fakti qe nje numër kaq i madh i të rinjve dhe të rejave jane te gatshëm te bëhen pjese e pornografive partiake duke shkelur mbi dinjitetin dhe te ardhmen e tyre, kur sheh “billboardet” me të te rinj e te reja, të reshtuar si ushtarë partishë me në ballë injorantë me mendësi provinciale që prej vitesh kane uzurpuar partite, pushtetin dhe në përgjithësi hapsirën politike të shqiptarëve në ish IRJM. Te shqeteson fakti që ka kaq shum “prostituta intelektuale”, te gatshëm të shesin edhe mendimet e tyre këtyre injorantëve, dhe me te pavertetat ose me gjysem te vertetat e tyre të mbajne gjalle pushetin e tyre, duke demtuar te ardhmen e brezave të tërë.
Të shqetëson dhe deprimon fakti që edhe ata pak të rinjë që, në pamje të pare, nuk kanë pranuar të jenë ushtarë të bindur partish, ndaj garojnë sit ë pavarur në këto zgjedhje, nuk kanë guxim të ballafaqohen me faktin që të nxjerr sytë, se janë të drejtat kolektive të mohuara, të konsideruara si rrezik për shtetin unitar në duart e partive sllave, përgjegjesë për qytetet e pajetueshme shqiptare. Dhe për mjerim, këto shqetësime të shprehura nga të tjerët, i quajnë “radikale”. Ndaj nuk kanë guxim ta pranojnë faktin e pamohueshëm se degradimi kaq i shprehur i qytetit të Tetovës nuk është një problem teknik keqmenaxhimi që do zgjidhej me transparencën e diskutueshme të siguruar nga ata, por pasojë e abuzimit politik dhe korruptiv me pushetin lokal nga ata, që duart e lira për korupsion dhe kriminalitet në pushtetin lokal i kanë si shpërblim për dëgjueshmërinë dhe shërbimet që i kanë bërë dhe akoma i bëjnë pushtetit qendror në duart, herë të LSDM-së e herë të VMRO-së. Mungesa e guximit i bën të verbër për faktin që të nxjerr sytë, se pushteti qendror në duar e LSDM dhe VMRO, vetëm 40 km larg, kështu e do Tetovën: pa plan urbanistit, me rrugë të pista dhe me gropa, trafik kaotik, paligjshmëri dhe mungesë rendi, e mbrojtur nga vet ligji dhe rendi …! Sepse nga këto qytetet të pajetueshme, merret më lehtë vendimi për të ikur!
Ndërkohë, qytetarët shqiptarë vazhdojnë akoma të brohorasin dhe admirojnë “mbretërit lakuriqë”, krenarë për “veshjen e tyre të bukur”. Derisa një ditë, shpresojmë sa më shpjejtë, nga turma e frikësuar e qytetarëve, të dalin “fëmijët” e H.K. Andersenit që do të guxojnë të thonë “por mbreti është lakuriq!”
Afrim Fanda