Po si s’të vjen turp o Liburn, ish i burgosur i Dubravës, djali i Ali Aliut, ish i burgosur politik, që u katandise në këtë nivel duke mashtruar shqiptarët bashkë me një hoxhë manipulator dhe një bibë pa vlerë, servilë, shërbëtorë të VMRO!?
Kaq mendim të ulët ke për ne shqiptarët në ish IRJM!?
Vërtet mendon se ne shqiptarët në ish IRJM nuk e dimë që kjo rrugë, (Prizren-Tetovë) dhe rrugët e tjera që bashkojnë shqiptarët, kurrë s’do të jenë prioritet as i qeverisë së VMRO e as i qeverisë së LSDM!? Se kjo rrugë mund të ndërtohet vetëm kur shqiptarët ta kenë në dorë pjesën e shtetit dhe pushtetit që u takon, përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat ju si LVV kurrë nuk i mbështetët!?
Afrim Fanda