nga Ditari im…

Lufto për vatan, mos iu friko vdekjes. Atje ku jetojmë ne, nuk është vdekja, dhe kur vdekja vinë, ne nuk ekzistojmë.

Aurel Dasareti, Arizona…nga diaspora, 11 prej nesh…nën moshën 20 vjeçare, shumë të…disiplinuar dhe ushtruar në bashkëpunim kolektiv dhe si individ. Kemi me vete vetëm armë të lehta, bazuka, hedhëse granatash dhe pushkë automatike….presim në kureshtje për të pa se cilin drejtim marrin aeroplanët. Nuk është kjo hera e parë që ndodhën me ne. Si të huaj që jemi akoma nuk na është bërë rutinë kjo që t’i shikojmë këto “zogj” prej së poshtmi…

Aeroplanët afrohen, më afër se më parë, dhe papritmas ndahet një prej tyre dhe shkon poshtë. Ne u fugëm horizontalisht në tokë dhe u strukëm nën disa dru të mëdhenj. Aeroplani fluturon 70-80 metra mbi ne dhe lëshon 4 bomba afër nesh. Dëgjohen ushtima të tmerrshme. Lufta e huaj, në tokën e huaj na ishte afruar, na ishte afruar shumë më tepër në jetët tona sesa që ne kishim paramenduar. Po, në at shkallë që çdo luftëtar i ri as që kishte fantazinë me parashikuar se çka e pret kur ai si i implikuar direkt hyn brenda një zone luftarake të huaj. Bombardohemi sërish, e sërish…Ushtarët qëndrojnë nën dru dhe shtrëngojnë grushtin të drejtuar nga qielli duke pëshpëritur e sharë pakuptim. Ne nuk kemi mendime të larta për pilotët atje, të cilët nuk guxojnë të lëshohen në tokë ku do të ballafaqoheshim gjoks në gjoks. Pas tetë rende bombardimesh dhe nga fundi disa herë të gjuajtur nga mitraloz të rëndë, aeroplanët u larguan…

Para fillimit të betejës, i motivoj dhe trimëroj: “Miq dhe bashkëluftëtarë…një ditë me diell, edhe te delet shqiptare…befasisht, do të zbres dashi…ku ta dijë unë i shkreti… Jemi larg atdheut të gjyshërve tonë, por edhe këtu armiku është i njëjti…Lufto për vatan, mos iu friko vdekjes. Atje ku jetojmë ne, nuk është vdekja, dhe kur vdekja vinë, ne nuk ekzistojmë.”

Ne sulmuam befas, shpejt dhe fuqishëm duke kënduar:

“Moj shqiponja me dy krena
Ta ndij zanin nëpër breza
O kur të kujtoj ty në luftime
Bahet pushkë kjo zemra ime”

dhe duke gjuajtur me të gjithë armët, harxhuam gjithë municionet….U bë tollovi ferri, dhe ne u drejtuam nga bregu i lumit….

(nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e Ferrit”- 4 mars 1995)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>