Virozat e shumta, në këtë periudhë të vitit janë më të shpeshta dhe ne kemi më tepër predispozitën që të sëmuremi. Temperatura, kolla, sekrecionet dhe ndjenja e lodhjes kanë qenë pjesë të këtyre ditëve vjeshte. Moti gjithashtu nuk po na ndihmon pasi është i paqëndrueshëm dhe na bën të ndihemi akoma më të lodhur dhe të papërgatitur.
Një prej ushqimeve që do t’ju ndihmojë më tepër është supa me lëngun e pulës. Kjo supë përmban substanca antibakteriale që ju lehtësojnë dhimbjet me ju. Një regjim i shëndetshëm dhe me vitamina ndihmon imunitetin tuaj.
Një tjetër ushqim i shëndetshëm është dhe qumështi dhe pije të tjera që përmbajnë vitaminë D. Kjo vitaminë ndihmon në luftën kundër ftohjes. Gjithashtu ju jep energji në momentin që ju mungon. Karotat dhe ushqime që përmbajnë vitaminën A : Është çelësi kryesor për një imunitet të fortë. Spinaqi, karotat, patatet përmbajnë shumë nga kjo vitaminë.
Çaji jeshil: është gjithashtu një antibakterial I fuqishëm. I kombinuar me limon ai është perfekti për tu ndjerë më mirë. Hudhra: Hudhra ndihmon në parandalimin e ftohjes kur konsumohet rregullisht, për shkak të përbërjes së saj ajo ju shëron ose n.q.s. nuk ju pëlqen aroma kaloni në një lëng portokalli.
(shekulli)