OBSH: Pandemia e virusit Corona në një fazë të rrezikshme

covidShumë prej kufizimeve për Coronën janë hequr dhe gradualisht njerëzit po rikthehen në jetën normale. Por OBSH-ja paralajmëron që distanca fizike duhet të vazhdojë të respektohet.

Megjithë lehtësimin e masave të karantinës në Evropë pandemia e virusit Corona nuk ka marrë fund, përkundrazi “pandemia është duke u përshpejtuar,” tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Brenda një dite u raportuan më shumë se 150,000 infeksione të reja, më shumë se kurrë, tha etiopiani.

Përsëri shifra të larta nga Azia

Pothuajse gjysma e këtyre infeksioneve të reja u raportuan nga Amerika e Veriut, Qendrore dhe e Jugut, por një numër i madh infeksionesh njoftohet edhe nga Azia e Jugut dhe Lindja e Mesme. “Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme,” tha Tedros. Ekziston një rrezik i rritur nga infeksioni sepse, kuptohet, shumë njerëz janë të ngopur me të ndejturit në shtëpi.

Virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi

“Edhe qeveritë duan t’i rihapin ndërmarrjet ekonomike dhe shoqërinë. Por virusi po përhapet shpejt, ai është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të prekshëm,” tha Tedros. Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të mbajnë distancë, të lajnë duart shpesh dhe të zbatojnë masa e tjera higjienike. Të gjitha infeksionet duhet të gjurmohen dhe ato që preken nga virusi të izolohen.

Rritje e numrit të infeksioneve edhe në Gjermani

Në Gjermani, numri i infeksioneve të reja me Covid19 u rrit brenda 24 orëve të fundit më tepër se gjatë një muaji. Autoritetet shëndetësore raportuan 770 raste të reja në Institutin Robert Koch (RKI) (të dhënat e datës 19 qershor, në mesnatë). Shifra kjo më e lartë që prej 20 majit 2020 kur u shënuan 797 infeksione të reja. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin Sars-CoV-2 në Gjermani është 188.534 vetë.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>