Qëndrimi ulur dhe tkurrja e trurit

truriPër të moshuarit, qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në kolltuk duke parë televizor, në vend të ushtrimeve fizike mund të shkaktojë tkurrjen e trurit, sipas një studimi të ri.

Studjuesit e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Bostonit zbuluan se persona të rritur të moshës mesatare pësuan humbje të volumit të trurit pas 20 vjet jete me një stil sedentar. Studimi u botua në revistën mjekësore “Neurology”.

“Zbuluam se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes të qënit jo aktiv fizikisht dhe volumit të trurit pas disa dekadash: studimi tregoi se plakja e trurit u përshpejtua tek ata persona që nuk merreshin me ushtrime fizike”- tha autorja e studimit, Nicole Spartano e Shkollës së Mjeksësisë, në Universitetin e Bostonit.

Në studim u përfshinë mbi 1 mijë e 500 persona, mesatarisht të moshës 40 vjeçare, të cilët nuk ishin të prekur nga demenca, apo nga sëmundjet e zemrës. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>