SHBA, Muzeu i Farmacisë në Aleksandria

Muzeu FarmaciseGjaku i Dragoit, rrënja e mandragorës dhe kurthi i djallit u përdorën për lëngun magjik dhe parashikimet në serinë e filmave Harry Potter. Por në realitet, bimë me emra të frikshme janë përdorur për qëllime mjekësore dhe mund të bliheshin në farmaci. Sot, një nga farmacitë më të vjetra dhe më të ruajtura që tregtonte këto lloje ilaçesh në Shtetet e Bashkuara është shndërruar në një muze të vogël në zonën historke të Aleksandrisë në Virxhinia. Muzeu ofron një prezantim interesant të ilaçeve të periudhës para zbulimit të antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera bashkëkohore.

Për më shumë se 140 vjet, nga fundi i viteve 1700 deri në vitet 1930, farmacia e familjes Stabler-Leadbeater ofronte ilaçe të llojeve të shumta. Kur dyqani u mbyll, pronari i ri i ndërtesës e ruajti të paprekur farmacinë dhe e ktheu në muze.

“Shumica e ilaçeve që njerëzit mund të kenë blerë këtu janë përdorur për trajtimin e sëmundjeve të lehta si skuqja e lëkurës, problemet të tjera të lëkurës, ose për dhimbje koke”.

Në këtë muze ndodhen mijëra artikuj, përfshirë vegla për të nxitur mehorragi dhe epruveta ku mbaheshin lëndë helmuese.

Ashtu si shumica e farmacive moderne, farmacitë e atëhershme shisnin edhe gjëra të tjera përveç ilaçeve.

“Shumë kimikate të tjera, bojëra dhe parfume, janë shitur këtu, por edhe gjëra të tjera si makina qepëse, stilolapsa, thika xhepi dhe shishe për ushqimin e fëmijëve”.

Në raftet origjinale të dyqanit janë dhjetëra shishe prej qelqi mbi të cilat ka një veshje ari ku janë shkruar etiketat e medikamenteve.

“Këto shishe kanë qenë ndoshta pjesë e koleksionit të kësaj farmacie që nga vitet 1850.”

Një numër prej tyre kanë gjurmë të mbetjeve nga përbërësit kimikë. Të tjerat, ende përmbajnë lëngje të asaj kohe, duke përfshirë kanellë për të kuruar simptomat përzierjes, jod që përdorej për dizinfektim dhe opium.

“Opiumi ishte shumë i efektshëm për dhimbjet dhe shpesh përdorej për të trajtuar gripin ose dizenterinë.”

Dhoma në katin e sipërm duket si diçka nga filmat Harry Potter me kutitë e vjetra prej druri dhe raftet për ruajtjen e ilaçeve dhe bimëve.

Bima helmuese aconite, ose volvsban trajton dhimbjen. Por në botën e Harry Potterit, bima ndihmon në kontrollin e dhunës nga kafshët e magjepsura si ajo njeriut që transformohet në netët me hënë të plotë.

“Pra, nëse keni probleme, kjo do t’ju ndihmojë deri në natën tjetër me hënë të plotë, por përdorimi praktik ishte për dhimbjet e kyçeve”, thotë ciceroni Jim Williams.

Këtu ndodhet edhe Gjaku i Dragoit, i përdorur për të prodhuar substancat magjike në serinë Potter. Por gjaku i Dragoit në fakt vjen nga një pemë që lëshon rrëshirë të kuqe, e cila përdoret kryesisht si llak.

Këto gjethe të thara të karrotave të egra ndihmojnë për të ulur enjte.

“Ato çuditërisht duken sikur të ishin paketuar për t’u dërguar me postë”.

Kjo vizitore nga Kalifornia është e befasuar nga shumëllojshmëria e bimëve, që përfshijnë kanabisin, të prodhuar nga gjethet e marijuanës.

“Përdorimi i bimëve dhe ilaçeve me bazë bimore po rikthehet tani, dhe njerëzit duan kura që përfshijnë shkencën dhe mjekësinë popullore. Për mua ishte më interesante sepse punoj në industrinë e prodhimit të kanabisit”.

Mjekësia nxori nga përdorimi disa nga këto ilaçe sepse ishin toksike, por shumë medikamente të tjera vazhdojnë të përdoren për prodhimin e ilaçeve moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>