Studim: Mishrat e përpunuar shkaktojnë kancer

mishi i perpunuarAgjencia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kancerin thotë se mishrat e përpunuara si proshuta, salçiçet dhe mishi i tymosur mund të shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë dhe të tjera lloje kanceri. Edhe mishi i kuq ka mundësi të shkakojnë kancerin.

Studiuesit e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimet për Kancerin në Lion të Francës, nxorrën një studim që analizon 800 studime të tjera nga disa kontinente lidhur me mishin dhe kancerin.

Ekpertët arritën në përfundimin se konsumi i 50 gramëve mishi të përpunuar në ditë, e rrit mundësinë e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë me 18 për qind. Si rezultat, agjencia e ka klasifikuar si  “kancerogjen për njerëzit”, në të njëjtën kategori si cigaret dhe asbestoja.

Mes mishrave të përpunuara janë hot dogët, salçiçet, mishi i kriposur dhe mishrat e thara. Mishrat përpunohen në mënyra të ndryshme përfshirë kriposjen, konservimin, fermentimin, tymosjen ose çdo proces tjetër që i shërben përmirësimit të shijes dhe konservimit.

Edhe mishi i kuq është futur në një kategori “që ndoshta është kancerogjen për njerëzit”.

Grupet e industrisë së mishit kanë protestuar ndaj këtij klasifikimi, duke argumentuar se kanceri nuk shkaktohet nga lloje të caktuara mishi por nga disa faktorë.

Mjekët dhe shumë agjenci qeveritare kanë paralajmëruar prej kohësh se një dietë me shumë mish të kuq është e lidhur me kancerin, përfshirë atë të zorrës së trashe dhe pankreasin. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>