Universiteti Imperial në Londër zgjeron testimin e vaksinës kundër COVID-19

vaksinaShkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vullnetarë. Ekipi që drejton projektin thotë se synimi është prodhimi i një vaksine me kosto të ulët që do të jetë e gatshme për të gjithë botën.

Në një qendër sekrete në Londër vullnetarët po përgatiten të marrin dozën e dytë të vaksinës të zhvilluar nga shkencëtarët në universitetin Imperial të Londrës.

Philip-i thotë se dëshironte të merrte pjesë në prova pasi lexoi njoftimin se kërkoheshin vullnetarë.

Mbi një muaj më parë ai u bë një nga vullnetarët e parë në fazën e sigurisë së testimit.

“M’u tha se po marr vaksinën e vërtetë. Ka një grup të vogël që marrin vaksinën dhe kontrollohen për ndonjë reaksion apo efekt anësorë. Por deri tani çdo gjë po shkon në rregull,” thotë Philip.

Si shumë të tjerë, Philipi është i izoluar në shtëpi, i pezulluar nga puna. Por ai thotë se fakti që po merr vaksinën nuk i ka ndryshuar gjërat për të.

“Vazhdoj jetën normalisht, duke bërë më të mirën që mundem. Nuk kam ndryshuar mënyrën e veprimeve përveç vënies së maskës, larjes së duarve dhe qëndrimit në distancë.”

Në dallim nga vaksinat që prodhohen nga pjesë, ose versionet e dobësuara të virusit, studimi i universitetit Imperial përdor copëza të kodit gjenetik . Metoda quhet ARN.

Në këto kohë kur gara për një vaksinë COVID-19 po mbizotëron mendjet e njerëzve dhe titujt e lajmeve është e lehtë të harrohet se sa të tensionuar ishin bërë disa njerëz nga vaksinat.

Para pandemisë ka pasur një rritje në të gjithë botën të rasteve të fruthit dhe ekspertë të sëmundjeve infektive paralajmëruan prindërit se po rrezikonin shëndetin e fëmijëve të tyre dhe të tjerët duke parandaluar ata të merrnin vaksinën e fruthit.

Katrina Pollock shpreson që përvoja e të jetuarit me një infeksion si COVID-19 do të hapë mendjen e njerëzve për rëndësinë e vaksinave.

“Ne kemi dëgjuar nga kaq shumë nga pjesëmarrësit tanë, se si COVID-i ka ndikuar në jetën e tyre, shpesh në mënyra shumë të vështira. Mendoj se përvoja personale sigurisht që do të ndryshojë kuptimin e njerëzve për infeksionin dhe gjithashtu mënyrën se si parandalohet. Vaksinat janë një strategji shumë e rëndësishme”, thotë Dr. Katrina Polloc

Projekti nuk mbështetet nga një gjigant farmaceutik. Ekipi i universitetit Imperial pretendon se synimi është të prodhojë një vaksinë me kosto të ulët në dispozicion për të gjithë.

Edhe pse thonë se janë optimistë me rezultatet e tyre të hershme, ekipi e di se teknologjia që ata përdorin nuk ka funksionuar në vaksinat e mëparshme.

Philipi nuk e di nëse ajo do të funksionojë këtë herë.

Në vend që të përqendrohet shumë në atë që mund të ndodhë, ai po fokusohet tek e tashmja.

AP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>