Varianti Omikron BA.5 është më i butë se paraardhësit e tij, por më ngjitës. Firmat farmaceutike po vazhdojnë kërkimet për vaksina ndaj këtij varianti, por me sa duket në vjeshtë do të rikthehen maskat.
Varianti Omikron i virusit korona po përhapet ritme të shpejta. Nisur nga infektimet e reja ekspertët po paralajmërojnë për një numër potencialisht shumë të lartë infeksionesh gjatë verës, pra në atë periudhë të vitit, kur virusi në fakt nuk duhej të përhapej kaq shpejt.
Në Gjermani numri i të infektuarve dyfishohet çdo javë, kurse në Portugali gjendja është edhe më dramatike. Aty është rritur sërish si numri i pacientëve të shtruar në spital me korona ashtu edhe i të vdekurve prej sëria.
Vaksinat jo të efektshme
Vaksinat e deritanishme duket se nuk janë të efektshme ndaj nëntipeve të reja dhe madje edhe ata që janë infektuar tashmë me variantin Omikron mund të mos jenë të mbrojtur kundrejt nëntipeve të reja. Mendohet pra se njerëz që kishin qenë të infektuar me variantin omikron BA.1 në fillim të vitit mund të infektohen sërish me nëntipet BA.4 ose BA.5.
Prej nëntipeve të reja të variantit Omikron janë më të rrezikuar të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.
Firmat farmaceutike po punojnë për modifikimin e vaksinave në përshtatje të varianteve të reja, por zhvillimi i vaksinave specifike për variantin Onikron kjo kërkon një kohë të gjatë.
Kthim tek maskat dhe distanca fizike
Ekspertët po diskutojnë sërish aplikimin e masave parandaluese të zbatuara edhe gjatë valëve të mëparshme të pandemisë si mbylljen e shkollave, anulimin e ngjarjeve publike, kufizimin e numrit të personave në festa dhe takime private, punën nga shtëpia, distancë fizike dhe mbajtjen e maskave mjekësore.
Në shumë vende ato kanë shkaktuar mjaft pakënaqësi dhe deri në protesta, prandaj këto masa janë hequr. Por mbase ato do të futen sërish në fuqi në vjeshtë.
dw