NASA dhe SpaceX mision për të studiuar ajrin dhe ujin në Tokë

NasaNASA dhe SpaceX po bashkojnë forcat për të studiuar ‘shëndetin’ e planetit tonë, në një mënyrë që nuk është bërë kurrë më parë. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh, i hedh një vështrim këtij misioni novator nga kompania SpaceX dhe NASA që do të zgjasë tre vjet dhe do të studiojë ajrin dhe ujin e planetit.

 

Raketa Falcon 9 e kompanisë SpaceX lëshohet nga Kepi Kanaveral i Floridës. Ajo po transporton satelitin më të fundit të NASA-s për vëzhgimin e planetit tonë. Misioni “PACE” përmbledh një sërë studimesh të detajuara të ajrit dhe atmosferës së oqeaneve.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Jeremy Werdell, shkencëtar me projektin PACE në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s (GSFC) në Merilend.

“Misioni PACE është investimi i radhës nga NASA. Ky studim i kombinuar i detit dhe qiellit është hartuar pikërisht për të gjetur copëza mikroskopike, shpesh të padukshme, që shfaqen në atmosferë, të tilla si aerosole, të cilat janë grimca si poleni, ndotës të ajrit apo hiri vullkanik”, thotë ai.

Për sa u përket oqeaneve, misioni ka si objektiv studimin e fitoplanktoneve, organizma të vegjë për të cilët shkencëtarët thonë se prodhojnë rreth 50% të oksigjenit.

“Misioni PACE e bën të mundur depërtimin dhe hulumtimin e llojeve të fitoplanktoneve të dobishme dhe si po ndryshojnë ato, por edhe shtrirjen e fitoplanktoneve të dëmshme”, thotë shkencëtari Jeremy Werdell.

Hulumtimet e misionit PACE do t’i ndihmojnë shkencëtarët që të kuptojnë më mirë efektet e ndryshimit të klimës në planet dhe të ofrojnë udhëzime lidhur me politikat që ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative të saj.

Misioni do të ndihmojë gjithashtu në avancimin e zhvillimit të teknologjive të reja.

“Instrumentet në bordin e observatorit janë aq të përparuara sa që priten një sasi e pafund zbulimesh. Sasia dhe shumëllojshmëria e përmbajtjes së të dhënave të grumbulluara mund të ndihmojnë në përparime shkencore, dhe se si menaxhohen të dhënat në komunitetet shkencore dhe inteligjencën artificiale”, thotë zoti Werdell.

Misioni PACE është krijuar për të qëndruar në hapësirë për tre vjet, por shkencëtarët shpresojnë se mund të zgjasë të paktën një dekadë për të ndihmuar në vëzhgimin e planetit tonë.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>