Një sy i ri në qiell së shpejti do të ndihmojë shkencëtarët të monitorojnë ndryshimet mjedisore me fotografi të shpeshta me rezolucion të lartë të dhjetra zonave të tokës.
Çdo dy ditë, për dy vjet e gjysmë, mikrosateliti Venus do të kapë pamjet e 110 parcelave të tokës, në pyje, fusha dhe rezervate natyrore, në mbarë botën. Sateliti prej 265 kilogramësh do të sigurojë monitorimin e parë të rregullt, të shpeshtë dhe të ngushtë të botës, për të parë rritjen dhe gjendjen e bimësisë në botë.
Sateliti Venus është një project francez-izrelit, që drejtohet nga Pierriec Ferrier. Ai thotë se qëllimi i këtij misioni shkencor është vëzhgimi i Tokës, që sateliti e vizoton çdo dy ditë, duke kryer fotografi me rezolucion të lartë nëpërmjet një kamere me spektër sot është unik. Qëllimi është të përcaktohet ndikimi i faktorëve të mjedisit, i aktiviteteve njerëzore dhe i ngrohjes globale në sipërfaqet kontinentale, thotë Ferrier
Venusi – një akronim për monitorimin e vegjetacionit dhe mjedisit në një mikro-satelit të ri – gjithashtu mund të ndihmojë në zhvillimin e sistemeve paralajmëruese të hershme për thatësirën dhe kërcënimet ndaj prodhimit të ushqimeve.
Sateliti, një projekt i përbashkët i Qendrës Kombëtare të Francës për Studimet e Hapësirës dhe Agjencisë Hapësinore të Izraelit, do të lëshohet në hapësirë më 1 gusht, nga Guajana Franceze. (voa)