Pajisja që prodhon ujë nga ajri

Një makineri e kushtueshme që mund të prodhojë ujë nga ajri po bëhet mjaft popullore në Kaliforninë e goditur rëndë nga thatësirat e vazhdueshme.

Sistemet që nxjerrin ujë nga ajri funksionojnë pothuajse sikurse frigoriferët, duke shfrytëzuar spiralet për ftohjen e ajrit, dhe pastaj mbledhur pikat e ujin në një rezervuar të krijuar enkas brenda makinerisë.

Ted Bowman është një prej inxhinierëve që kanë krijuar këtë makineri me firmën “Tsunami Products” me qendër në shtetin e Uashingtonit.

“Motoja jonë është, uji nga ajri nuk është magji, është shkencë, dhe kjo është me të vërtetë ajo që ne po bëjmë me këto makineri”, thotë inxhinieri.

Kjo është një nga shumë pajisjet e zhvilluara gjatë viteve të fundit me synimit për të tjetërsuar ajrin e lagësht në ujë. Të tjera përdorin rrjeta speciale, panele diellore dhe kontenierë transporti që mbledhin lagështinë nga ajri.

Inxhinieri Bowman thotë se pajisjet që prodhon kompania e tij mund të përdoren në shtëpi, zyra apo ferma. Pajisja thith lagështinë e ajrit dhe krijon ujë të filtruar duke e bërë atë të pijshëm. Në zonat me mjegull, makineria mund të prodhojë nga 800-8600 litra ujë në ditë. Por edhe në zonat bregdetare, si Kalifornia që ka ajër me lagështi, makineria funksionon mjaft mirë.

Por këto makineri kanë çmime të larta nga 30 mijë dollarë deri në 200 mijë dollarë.

Pronarët e shtëpive në Kaliforninë e goditur nga thatësira e vazhdueshme po i blejnë këto pajisje për të plotësuar nevojat, pasi në atë shtet ka kufizime. Thatësira më e theksuar e kohëve të fundit ka shterruar rezervuarët.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>