Robotët janë përdorur në linjat e prodhimit të fabrikave që nga fillimi i viteve 1960. Ata janë kryesisht të rëndësishëm në punët që kërkojnë preçizion të lartë, veprime të shpejta dhe që përsëriten. Por për të ndërtuar robotë me aftësi inteligjente fillimisht nevojitet krijimi i programeve kompjuterike që zhvillojnë këto aftësi.
Mund të duket diçka krejt e thjeshtë, por duhet shumë zotësi që krahu i robotit të kapë me kujdes objektin e dëshiruar, thotë për Zërin e Amerikës Nathan Brooks, me firmën PickNik Robotics.
“Procesi kërkimor dhe i zhvillimit fillon që nga sendet që mbajmë në raft, zamkë dhe shirit ngjitës“.
Makineritë janë të mira për veprime preçize dhe që përsëriten. Firmat e programeve kompjuterike po u shtojnë atyre aftësi inteligjente, duke krijuar udhëzime për krahët robotikë për punë në bujqësi, në thellësi të detit etj, thotë për Zërin e Amerikës ekspertja e robotikës Kat Scott.
“Synimi është që duart e robotëve të veprojnë si dora e njeriut. Po përpiqemi të ndërtojmë robotë që kanë aftësi më të mira në kapjen dhe lëvizjen e gjërave”.
Kompania “PickNik Robotics” në Boulder të shtetit Kolorado, shkruan programe kompjuterike që lehtësojnë komandimin e një krahu robotik nga distanca apo stërvitjen për të kryer detyra.
“Në thelb ky softuer mund të përdoret për çdo krah robotik që gjendet sot në treg dhe të ofron mundësinë ta përdorësh në çdo fushë pa patur nevojë të mendosh për programimin”, thotë për Zërin e Amerikës ekspertja e robotikës Kat Scott.
Gjatë një vizite pas orarit të mësimit në firmën “PickNik Robotics”, inxhinierët e ardhshëm shohin nga afër mundësitë.
“Është interesante të kesh një robot që mund të bëjë gjithçka për ty”, thotë një nxënëse.
Zakonisht, kompanitë e teknologjisë e mbajnë sekret kodin e softuerit të tyre. Por PickNik është ndër ato që ofrojnë softuer me burim të hapur, kodim që përdoruesit mund ta lexojnë dhe përmirësojnë.
Inxhinierja Abishalini Sivaraman thotë se firma PickNik ofron falas programin bazë të softuerit me burim të hapur.
“Gjendet në internet dhe ka shumë instruksione. Mund ta provoni në shtëpi. Nuk keni nevojë as për një robot pasi mund të bëni shumë gjëra në simulim.”
Ndërsa inxhinierët në mbarë botën bëjnë përmirësime në kodin robotik, këto makineri do të ofrojmë më shumë përdorime në ardhmen.