Rikthehet makina e dashur e polakëve

Syrena S201Makina e dashur për polakët, Syrena, një simbol i industrisë së prodhimit të makinave në periudhën sovjetike, së fundi është transformuar për t’iu përshtatur shekullit të 21-të. Modeli i ri S201 është personifikim i trashëgimisë dhe nostalgjisë për polakët, ashtu sikurse makinat Mini për britanikët dhe Fiat 500 për italianët.

Makina Syrena është simbol i industrisë polake të automobilëve në periudhën sovjetike.

Mes viteve 1957 dhe 1983  në Bielsko-Biala të Polonisë, u prodhuan mbi gjysëm milioni Syrena. Tani kjo markë është kthyer sërish në treg.

Dariusz Fabisiak, është president i firmës AMZ Kutno:

“Gjithshka filloi pak vite më parë. Babai im, Zygmunt Fabisiak dhe një tjetër Mieczyslaw Wosko, janë ideatorët e këtij transformimi. Ata u takuan në një konferencë dhe mësuan se të dy donin të bënin diçka në fushën e biznesit të makinave. Që të dyve u rrjedh benzinë në vena, në vend të gjakut.”

Ata vendosën të rifillojnë prodhimin e makinave polake, duke ndërtuar një model të ri Syrenka, siç e quan atë me përkëdheli Fabisiak.

Modeli i ri Syrena S201 – u inaugurua në fillim të muajit, me një reklamë të veçantë.

Kompania AMZ Kutno e paraqiti atë si ringjalljen e drejtpërdrejtë të makinës FSO Syrena.

Iwona Wendel, zëvendësministre e infrastrukturës dhe zhvillimit, thotë se shpreson që makina e re t’i japë një shtytje ekonomisë polake:

“Projekti po përparonte shumë shpejt. Ai filloi në vitin 2012, pra u deshën pak a shumë dy vjet për prodhimin e makinës së re. Ne i mbështesim të gjitha projektet që përmirësojnë ekonominë polake.”

Industria e automobilëve të prodhuar në Poloni kaloi kohë të vështira pas rënies së komunizmit në vitin 1989.

Andrzej Stasiak, është kryeinxhinier i uzinës:

“Kjo është makina e parë për pasagjerë e projektuar dhe prodhuar në Poloni pas 50 vjetësh dhe është miratuar nga autoritetet.”

Dariusz Fabisiak, presidenti i firmës AMZ Kutno, thotë se prodhimi i makinës S201 do të fillojë pas dy vjetësh.

Tani kompania po punon për përcaktimin e kostos dhe po kërkon investitorë të interesuar për prodhimin e makinës. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>