Në këto epruveta gjenden qeliza të vogla bimore që mund të transformojë industrinë e tekstileve në botë. Ky është pambuku me ngjyrë, ose të paktën zanafilla e tij. Dr. Colleen MacMillan është me Organizatën Kërkimore dhe Shkencore të Komunuelthit që njihet shkurtimisht si CSIRO.
“Pambuku është natyrisht i bardhë, por të keshë një bimë pambuku që prodhon fibrën e ngjyrosur, kjo është arritje”. Shkencëtarët e bio-teknologjisë në Kanberra ndërhynë tek gjenet e pambukut të bardhë.
Filomena Pettolino është shkencëtare që po merret me hulumtimet mbi pambukun. “Ngjyra të verdha të ndezura, lloje ngjyrash argjendi, apo ngjyra të tjera”, thotë shkencëtarja.
Këto janë bimë duhani të kryqëzuara me gjene të ngjyrosura. Kjo është provë që gjethet dhe në mënyrë thelbësore, fibra e këtij pambuku të teknologjisë së lartë gjithashtu mund të dalë me ngjyrë. Do të duhen disa muaj para se këto bimë do të lulëzojnë. Industria e pambukut në Australi ndihet e ngazëllyer nga përparimi. Adam Key është me organizatën austaliane të pambukut ‘Cotton Austalia’.
“Ngjyrosja e pambukut mund të ketë ndikim tek mjedisi. Po të kemi pambuk natyral me ngjyra përmes këtyre teknikave shkencore do të ishte përmirësim i mrekullueshëm dhe më miqësor me mjedisin.”
Shkencëtarët po ashtu po përpiqen të prodhojnë pambuk që nuk ka nevojë të hekuroset dhe pambuk elastik që mund të konkurojë me fibrat sintetike.
“Nëse arrijmë të prodhojmë këto llof fibrash të mahnitshme, kjo me të vërtetë që mund të transformojë industrinë globale të tekstileve”, thotë Dr. Colleen MacMillan me Organizatën Kërkimore dhe Shkencore të Komunuelthit që njihet shkurtimisht si CSIRO.
voa