Shpallen çmimet Nobel për fizikë

nobelistetTakaaki Kajita dhe Arthur MacDonald fituan çmimin Nobel për Fizikë të këtij viti për zbulimin e tyre të luhatjeve të neutrinove, që tregon se neutrinoja, grimca e dytë që gjendet më shpesh në univers, ka masë.

Komisioni i çmimit Nobel tha në një deklaratë se hulumtimet e shkencëtarët Kajita nga Universiteti i Tokios, dhe MacDonald nga Universiteti Queens në Kanada, kanë ndryshuar kuptimin e funksionimit të të materies.

Neutrinot, nuk kanë ngarkesë elektrike dhe janë aq të lehta saqë për shumë vjet mendohej se nuk kishin masë fare. Shkencëtarët provuan se neutrinot mund të transformohen, duke ndryshuar identitet, ndërsa lëvizin në atmosferë apo hapësirë, duke treguar kështu se ato kanë masë.

Të hënën, Komisioni i Nobelit shpalli fitues të çmimit Nobel për mjekësinë shkencëtarë nga Irlanda, Japonia dhe Kina.

William Campbell nga Irlanda dhe Satoshi Omura nga Japonia fituan çmimin Nobel për mjekësi për zbulimin e një terapie të re për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga parazitët e krimbave cilindrikë.

Ndërsa shkencëtarja nga Kina Tu Youyou ka zbuluar një ilaç që ka reduktuar ndjeshëm nivelin e vdekshmërisë tek pacientët që vuajnë nga malaria, kështu që ajo do të jetë një nga bashkëfitueset e çmimit Nobel për mjekësi.

Çmimet Nobel për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe ekonomi jepen çdo vit. Paratë vijnë nga një trashëgimi e shpikësit suedez Alfred Nobel dhe çmimet me emrin e tij, që janë dhënë që nga viti 1901, janë bërë një nga çmimet më të njohura për arritjet në çdo fushë.

Fituesve u jepet një shpërblim monetar që ndryshon pak nga viti në vit. Këtë vit, çmimi Nobel për Fizikë është 963,000 mijë dollarë, që do të ndahet në mënyrë të barabartë mes fituesve. Ata gjithashtu marrin një medalje dhe një “diplomë” të Nobelit.

Fituesit e çmimeve shpallen në tetor, dhe çmimet jepen në ceremoni të veçanta në fillim të dhjetorit në Stokholm të Suedisë dhe në Oslo të Norvegjisë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>