Në rast të dështimit të motorit, avionët me disa-motorë shpesh kanë fuqi të mjaftueshme për të bërë një ulje të sigurtë në tokë, por avionët me një motor kanë një shans shumë të vogël për të shmangur një aksident fatal. Dy novatorë spanjollë thonë se sistemi i tyre rezervë i energjisë, i projektuar veçanërisht për avionët e vegjël, mund të përmirësojë ndjeshëm shanset e tyre.
Sipas Departamentit amerikan të Transportit, më shumë se 550 njerëz vdesin çdo vit, mesatarisht në aksidente me avionë të vegjël me një motor.
Pilotët si Miguel Suarez thonë se dështimi i motorit në një avionë të lehtë me helika nuk ofron shumë shanse për të mbijetuar.
“Në këtë rast, nuk ka alternativë tjetër vetëm të përpiqesh të shpëtosh cdo gjë që ke, të përpiqesh të ulesh por aksidenti është i sigurtë.”
Në bashkëpunim me universitetin Carlos III të Madridit, Suarez dhe partneri i tij, inxhinieri Daniel Cristobal, zhvilloi një motor që funksionon me bateri e që i jep një avioni të dëmtuar shtatë minuta fluturim.
“We integrated in series an electric motor with a clutching system that isolates the main engine when it fails and then the pilot has an additional 20 kilometers when the main engine fails to find a safe place to land.”
Forca rezervë vjen nga një bateri litiumi me kontroll elektronik.
Me një celës të thjeshtë, piloti mund të shkëpusë rrotullimin e helikave nga motori kryesor dhe të aktivizojë motorin elektrik.
Gjatë një fluturimi normal, një karikues siguron që bateria të jetë gjithmonë gati.
Por motori ndihmës mund të përdoret edhe në rrethana të tjera.
“Sistemi nuk është vetëm sistem sigurimi. Është gjithashtu një sistem hibrid që lejon për të shtuar më shumë fuqi tek motori kryesor kur ke nevojë për më shumë fuqi për shembull gjatë ngritjes.”
Një avantazh tjetë është se motori mund të instalohet në avionët me dy apo katë sedilje pasi mund të vendoset mes motorit dhe helikës.
Inxhinierët e Axter Aerospace po përpiqen tani të reduktojnë peshën e sistemit ndërsa presin për një certifikatë nga Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit. (voa)