Testet e ADN-së mbi prejardhjen e familjeve

ADNPako të thjeshta të testimit të ADN-së po bëhen gjithnjë e më popullore dhe me kosto të përballueshme. Sot, testet gjenetike mund të tregojnë se nga ka ardhur familja juaj, t’ju japë një pasqyrë më të plotë të shëndetit tuaj dhe madje të zbulojë të afërmit tuaj të panjohur.

Sot shumë kompani në mbarë botën ofrojnë teste të ADN-së pa nevojën e gjilpërave ose analizave të gjakut.

Për rreth 100 dollarë, kushdo mund ta dërgojë mostrën e tyre të pështymës në një laborator dhe të marrë një profil të detajuar gjenetik një muaj më vonë.

Ndonjëherë rezultatet janë të befasishme.

Jason Lambro, banor i Uashingtonit mendonte se nuk kishte vëllezër dhe motra. Ai bëri një test të ADN-së nga i cili mësoi më shumë rreth prejardhjes së familjes së tij, dhe mësoi se kishte një vëlla.

“Një ditë po shikoja rezultatet e testit dhe kur hapa pakon lexova mesazhin “Urime, ju keni gjetur një vëlla (prej babait ose nënës)! Isha tepër i befasuar!”, thotë zoti Lambro.

Shumë konsumatorë janë më pak të habitur kur ADN-ja i ndihmon ata të kuptojnë prejardhjen e familjeve të tyre.

Joann Bodurtha është mjeke dhe studiuese e gjenetikës.

Ajo provoi të gjitha kompanitë e testimit të ADN-së në Shtetet e Bashkuara dhe thotë se ato treguan rezultate pothuajse identike.

Me shtimin e numrit të testeve, këto kompani zgjerojnë bazën e të dhënave të shënjuesve gjenetikë nëpër botë, gjë që u jep atyre një pasqyrë më të qartë mbi origjinën e familjeve.

“Shumë nga testet që bëhen nga kompanitë që studiojnë origjinën familjare, analizojnë diçka që quhet polimorfizëm nukleotid i rëndësishëm. Pra, ata kanë zgjedhur vende të rëndësishme ku ne dimë se ndryshimi ndodh në ADN-në e njerëzve të ndryshëm dhe e krahasojnë atë me modelet që gjenden tek njerëzit nga Afrika, Evropa Lindore, Lindja e Mesme ose vende të ndryshme aziatike”, thotë Joann Bodurtha nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins.

Kjo ndihmoi zonjën Zhanna, e cila nuk dinte shumë për familjen e saj përveç faktit se gjyshi i saj kishte lindur në Krime. Por, testi e ndihmoi atë të gjente të afërm që jetojnë në Ukrainë.

“Ishte e pabesueshme! Kur pashë rezultatet, fillova të qaja. Ishte një tronditje e madhe emocionale, mendova o zot, të gjithë këta njerëz jetonin atje, ndërsa unë jam këtu”, thotë ajo.

Edhe Jason Lambro u gëzua kur gjeti më shumë njerëz nga familja e tij.

“Është hera e parë që mësova se kam një vëlla, kështu që përjetova emocione të forta. Email-i i parë që mora nga ai titullohej “Përshëndetje vëllai im i vogël!”, thotë zoti Lambro.

Ata ende nuk janë takuar me njëri-tjetrin, por kanë bërë plane të mëdha për këtë. Ata do të kenë shumë gjëra për të folur rreth jetës së tyre përpara se të kishin njohuri për ekzistencën e njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>