89.9 milionë euro ndihmë nga BE-ja për Shqipërinë

Shqipëria do të përfitojë 89.9 milionë euro nga Bashkimi Evropian në kuadër të paketës prej një miliard eurosh në mbështetje të reformave dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi

Komisioni Evropian ka miratuar paketën e vitit 2015 për programet e asistencës para anëtarësimit, në mbështetje të reformave dhe bashkëpunimit rajonal në vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, bëhet e ditur në një komunikatë për media të publikuar në ueb-faqen e delegacionit të BE-së në Shqipëri.

“Kjo paketë shpreh angazhimin tonë të madh ndaj perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Është një investim afatgjatë për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien e vetë BE-së, si dhe do të mbështesë procesin e reformës politike dhe ekonomike të vendeve në udhën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha Johanes Han, komisioneri evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Mbështetje për reformat
Financimet vijnë në kuadrin e Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA II) dhe do të jenë të disponueshme për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Ato do të mbështesin reformat e mëtejshme demokratike dhe ekonomike, modernizimin e gjyqësorit dhe administratës publike, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Investimet në Ndërlidhje
Paketa përfshin veçanërisht një program prej 155 milionë eurosh në ndihmë të financimit të projekteve të mëdha rajonale të infrastrukturës në sektorët e energjisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor: katër linja për energjinë, dy projekte rrugësh dhe dy projekte hekurudhore, të cilat do t’i afrojnë edhe më shumë ekonomitë dhe shoqëritë. Kontributi i BE-së pritet të sjellë hua nga institucione financiare partnere në një total prej 540 milionë eurosh.

Përmirësimi i ndërlidhjes brenda Ballkanit Perëndimor si dhe mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik të rajonit. Komision e ka bërë agjendën e ndërlidhjes një ndër përparësitë kryesore në këtë rajon, me mbështetjen e plotë të qeverive të Ballkanit Perëndimor. Theks i veçantë i jepet përgatitjes dhe financimit të projekteve konkrete rajonale të investimeve në infrastrukturë, por edhe zbatimit të standardeve teknike dhe masave të buta (për shembull, thjeshtimi i procedurave të kalimit të kufirit apo shërbimeve të ndara, si dhe qasjen e palëve të treta në rrjete).

Detajet sipas vendeve:

tabela ndihmat e BE

shekulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>