919 milionë euro dëm nga institucionet në 2015

Kontrolli-i-Larte-i-Shtetit919 milionë euro është dëmi që institucionet e shtetit kanë shkaktuar gjatë vitit 2015 nga shpenzimet e kryera, parregullsitë dhe shkeljet financiare.

Në raportin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit theksohet se dëmet më të mëdha janë në fushën e tatim-­taksave, prokurimeve publike dhe doganave.

Nga shkeljet e disiplinës financiare të cilat sjellë rezultate të dobëta, dëmi llogaritet në vlerën 257 milionë euro. KLSH-ja thotë se këto shkelje i përkasin veprimtarisë ekonomiko-­financiare për periudhën 2013-­2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar, dhe pjesërisht periudhës kohore 2011-­2013.

Vetëm në sektorin e tatim-taksave gjatë vitit 2015 është shkaktuar një dëm prej 92 milionë eurosh, në dogana 31 milionë euro, ndërsa në fushën e prokurimeve dëmi është 19 milionë euro. Sipas KLSH-së, probleme paraqiten edhe në kthimin e pronave.

Në raport thuhet se për qytetarët janë dy sektorët që shqetësojnë më shumë: administrimi financiar në masën 37 për qind dhe privatizimi e kthimi i pronës në masën 29 për qind.

Për periudhën janar-dhjetor 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer gjithsej 174 auditime, nga të cilat 158 janë të përfunduara. (shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>