Policia arreston autorin e dyshuar të shpërthimeve

Policia arreston një shtetas i cili dyshohet të jetë autor i shpërthimeve në Tiranë.Në pranga ka përfunduar Alfred Qefaliaj, 30 vjeç banor në Linzë, fshat në periferi të kryeqytetit. Më herët policia ndaloi edhe një shtetas tjetër, i cili dyshohet se ka dijeni për shpërthimet e ndodhura në Tiranë tri ditë më parë.

Aktualisht Emirjan Gjuta po merret në pyetje lidhur me ngjarjet që tronditën kryeqytetit. Mëngjesin e 10 shkurtit Tirana u gdhi në panik prej dy shperthimeve; i pari në në farmaci pranë QSUT-së, pronë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe i dyti në sheshpushimin e një pallati, pranë apartamentit të një komisari policie.

Ndërkohë gjatë 72 orëve të fundit janë çaktivizuar bomba me tritol, por më e rënda prej tyre ishte ajo pranë shkollës “Petro Nini”, ku njësia antieksploziv bëri të mundur çaktivizimin e një bombe që jo vetëm ishte mjaft e fuqishme por ishte e pajisur me gozhdë dhe saçme, e cila nëse shpërthente do të shkaktonte dëme të mëdha në njerëz.
/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>