COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2592 testime, 786 raste të reja, 11 humbje jete dhe 349 të shëruar

Tabela-19-NENTORMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer  2592 testime, prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi, 786 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2,  dhe janë identifikuar në këto bashki:

  • 379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër,  31 raste në Fier,
  • 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,
  • 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,
  • 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,
  • 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,
  • 2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të zbatojnë vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim e lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

  • Raste të reja ditore                              786
  • Të shëruar ne 24 orë                           349
  • Të shtruar në spitale                            424
  • Humbje jete në 24 orë                         11
  • Testime ditore                                     2,592
  • Testime totale            165,617
  • Raste pozitive                30,623
  • Raste të shëruara            14,565
  • Raste Aktive                   15,401
  • Humbje jete                      657

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë             7671
  • Fier               1178
  • Durrës             1176
  • Korçë              903
  • Shkodër           841
  • Elbasan           761
  • Vlorë             717
  • Lezhë              671
  • Berat             519
  • Gjirokastër        463
  • Kukës                353
  • Dibër               148

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>