Hyn zyrtarisht në fuqi moratoriumi i pyjeve

druZyrtarisht, hyn sot në fuqi moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve, pas botimit në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij moratoriumi nuk do të lejohet më shfyrtëzimi i lëndës drusore, me përjashtim të rasteve për dru zjarri.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e ka quajtur një vendim historik që do të ndryshojë të ardhmen e pyjeve. Ai ka kërkuar përfshirjen e qytetarëve për zbatimin e moratoriumit.

Prej ditës së sotme ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të vendin. Gjithashtu, ndalohet eksporti i lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit,drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.

Kundravajtjet administrative do të gjobiten në vlerën 5 milionë lekë.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>