Inside Story/ Nga dyshimet për spiunazh në Egjipt, tek udhëtimet në Shqipëri. Dritëhijet e ruses Timofeeva

Svetlana TimofeevaReferuar të dhënave nga dosja hetimore që Inside Story ka siguruar, rezulton se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, është futur në Shqipëri edhe dy herë të tjera, konkretisht në prill 2018 dhe në mars 2019.

 

Edhe shtetasi ukrainas Fedir Alpatov e ka vizituar Shqipërinë në korrik të vitit 2021 por për të nuk ka shumë të dhëna. Emri i 33-vjeçares Svetlana Timofeeva, tërhoqi vëmendjen e gazetarit investigativ bullgar Kristo Grozev. Ky i fundit, u bë i njohur në investigimin për agjentët rusë që helmuan Sergei Skripal në Londër disa vite më parë.

“Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e “fotografëve”, të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga Ministria e Jashtme ruse”.

Fjala është për shtetasin rus Arseni Kotov, ish partneri i Svetlana Timofeeva. Ai u ndalua nga autoritetet egjiptiane pas një incidenti të ngjashëm që në mediat ruse u pasqyrua si agresion ndaj një blogeri. Inside Story ka mësuar nga një burim i sigurt në grupin hetimor se në Egjipt do të niset një letërporosi për të mësuar më shumë rreth së shkuarës së Timofeeva, e njohur edhe me emrin Lana Sator.

“Nuk dua të ekzagjeroj por janë me qindra e qindra agjentë, të cilët punojë ditë e natë sidomos pas 24 shkurtit me qëllim destabilizimin e Ballkanit, sidomos në SGR dhe GRU, dy shërbimet e tyre ai ushtarak dhe i jashtëm i inteligjencës” u shpreh Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë

Prokurori ka urdhëruar këqyrjen e kamerave të sigurisë në vendet e frekuentuara nga rusët në qytetin e Gramshit për të parë nëse kanë lidhje me shtetas shqiptarë. Ajo që bën përshtypje është përqendrimi i fortë për ruajtjen e sekreteve.

Madje, provat më thelbësore nuk janë çuar në gjykatë gjatë masave të sigurisë gjë e cila konfirmohet nga një anëtar i grupit hetimor për Inside Story. Kjo përforcon pistën se çështja ka marrë tashmë një interes që shkon përtej Shqipërisë. Kjo u tregua me mbërritjen e agjentëve të strukturave të CIA-s dhe FBI-së, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian caktuan një mbledhje të posaçme të ministrave të jashtëm për incidentin.

tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>