Mali i Zi paralajmëron për mur kufitar me Shqipërinë

BozhajeMali i Zi nuk e përjashton mundësinë e ndërtimit të një muri me tela në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar kalimin e emigrantëve ilegalë. Kështu ka deklaruar këtë të dielë një zyrtar i qeverisë malazeze. Për shkak të fluksit të emigrantëve ilegalë, kryesisht sirianë, që kalojnë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, po mendohet të ndërmerren masa për të frenuar këtë dukuri.

Nëse do të ketë një fluks të madh të emigrantëve, do të ngremë mur me tela në kufirin me Shqipërinë”, tha për televizionin shtetëror Vojislad Dragoviç, kreu i Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror të Malit të Zi.

Ai shtoi gjithashtu se autoritetet shqiptare në shumë raste kishin refuzuar të pranonin klandestinët që kthente Mali i Zi, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të ripranimit të emigrantëve.

Mijëra emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme po synojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore. Kontrabandistët e refugjatëve kanë gjetur një korridor të ri në Ballkan, duke kaluar nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për të arritur në Kroaci, e cila është vend anëtar i BE-së.

Shumë shtete evropiane kanë ngritur mure me tela në kufijtë e tyre për të frenuar fluksin e refugjatëve. Hungaria ka vendosur gardh në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës që shpërtheu në vitin 2015, kur më shumë se 1 milion emigrantë hynë në Evropë.

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve në Mal të Zi është rritur dhe fluksi i shtuar ka tejkaluar mundësitë e shtetit për t’i akomoduar në mënyrën e duhur.

Në vitin 2015, në qytezën Spuzhë, afër kryeqytetit Podgoricë, Mali i Zi ka hapur qendrën e azilit, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe dy të tjera në kufi me Shqipërinë, në Zogaj të Ulqinit dhe në Han të Hotit, në Malësi. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>