Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të hënën bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans dhe Andrej Hunko.
Ky takim u përqendrua në punën e deritanishme për avancimin e reformës në drejtësi, në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit të pushtetit vendor dhe në zbatimin e reformës së ndarjes së re administrativo-territoriale.
Kreu i Kuvendit vuri theksin në arritjen e standardeve të suksesshme të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat, sipas tij, i dhanë jetë ndarjes së re administrative e territoriale dhe konfirmuan vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive të reja.
/ Top Channel