Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1407 testime , nga të cilët 301 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjegjësisht janë prekur nga virusi SARS-COV2.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,
7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura Vajgurore.
1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 301
Të shëruar ne 24 orë 58
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1407
Testime totale 110,189
Raste pozitive 17651
Raste të shëruara 10225
Raste Aktive 6968
Humbje jete 458
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3430
Durrës 700
Shkodër 473
Fier 444
Korçë 432
Lezhë 349
Elbasan 302
Vlorë 270
Berat 215
Kukës 176
Dibër 91
Gjirokastër 86
Tre muajt e ardhshëm të vështirë, rruga që po ndjekim me më pak efekte, për të shmangur një mbyllje të dytë
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me task-forcën anticovid të ngritur nga Kryeministri për inspektimin e respektimit të masave të vendosura për kufizimin e përhapjes së Covid19.
Manastirliu gjatë fjalës saj tha se është zgjedhur një rrugë e drejtuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që ka më pak efekte, për të shmangur një mbyllje të dytë apo një rritje të kufizimeve.
“Ne kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte. Por që është një rrugë e drejtuar nga një Komitet Ekspertësh që do të na sjellë një ulje të numrit të infektimeve, apo një mbajtje të numrit të infektimeve në raport me popullatën. Tre muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë, por ashtu sikurse është gjithë pranuar nga institucionet ndërkombëtare vendosja e maskës kudo ul ndjeshëm rrezikun e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm. Pavarësisht punës që do bëni në terren, dhe punës që po bëjnë policia e shtetit dhe ajo bashkiake në raport me detyrën për zbatimin e ligjit dhe do të përgatitemi sa më mirë të mundemi që kapacitetet tona të kenë mundësi të përballojnë flukset e rritura. Nuk do të dëshironim asnjë mbyllje të dytë, as kufizime drastike, por as mbingarkesën e sistemit shëndetësor”, tha Manastirliu në fjalën e saj.
Ministrja e Shëndetësisë tha se inspektorët deri tani ka kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë duke shtuar se duhet ridimensionur fokusi i inspektimeve drejt shëndetit.
“Që në fillim të pandemisë janë kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Ne u hapëm me protokolle të miratuara nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. Por ju duhet të ridimensiononi funksionin tuaj. Duhet të ridimensionojmë këtë funksion që kemi dhe të jemi aty ku risku është më i madh. Staregjia e riskut që ju përdorni për protokollet që ju kontrolloni, tani duhet ridimensionuar me një fokus të veçantë, pro shëndetit”, tha Manastirliu.
Gjatë fjalës saj Manastirliu bëri me dije se aktualisht 25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira, por nëse do të ketë shtim të rasteve spitalet Covid 3 dhe Covid4 janë gati për të ofruar shërbim.
“25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira. Dy strukturat e tjera Covid janë gati nëse do të kemi rritje të numrave më të gjitha pajisjet dhe burimet e nevojshme njerëzore. Edhe në strategjinë e vjeshtë dimrit kemi parashikuar për të përfshirë spitalet rajonale nësë do të këtë rritje të rasteve pozitive, pacientë që do kenë nevojë për shërbim spitalor dhe në këtë mënyrë për të ofruar shërbim sa më cilësor për të gjithë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.