Ministria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 1993 testimeve , 344 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 699 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,846 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (22 Mars 2021)
Raste të reja ditore 344
Të shëruar në 24 orë 699
Të shtruar në spitale 399
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 1993
Testime totale 534,789
Raste pozitive 121,544
Raste të shëruara 85,846
Raste Aktive 33,553
Humbje jete 2145
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22823
Fier 2642
Durrës 1476
Vlorë 1364
Shkodër 1276
Gjirokastër 1228
Korçë 794
Lezhë 637
Elbasan 463
Kukës 341
Dibër 337
Berat 172