Moti i keq, Autoriteti Rrugor: Evitoni udhëtimin nga Rruga e Kombit

rruga-e-kombitAutoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të evitojnë udhëtimin në Rrugën e Kombit, sidomos gjatë natës, për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave. Pjesa më problematike është pas tunelit të Thirrës. Bëhet thirrje për përdorimin e zinxhirëve.

Ndërkohë moti i keq ka shkaktuar probleme në rrugët e zonave të tjera veriore të vendit. Në akset e Tropojës dhe Kukësit është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës nga kontraktorët. Në Shqipërinë e Mesme nuk ka probleme për qarkullimin.

Pa probleme rezultojnë dhe rrugët e rajonit të Gjirokastrës. Në Llogara nuk ka probleme me qarkullimin. Ndërsa në akset e Korçës është bërë hedhja e kripës për shkak të ngricave, por qarkullimi është normal, pa zinxhirë.

Në segmentin Elbasan-Qafë Thanë është bërë hedhja e kripës, qarkullimi është normal. Ka patur rënie gurësh në disa zona, që janë pastruar nga kontraktori.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq ka patur stakime të energjisë në zonat veriore të vendit. Nga të dhënat del se shumica e problemeve shfaqen në zonat rurale, me rrjet të amortizuar, prej 6 kV.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>