Pezullohen 18 drejtues të lartë të Doganave

Një javë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, mësohet se janë pezulluar 18 zyrtarë doganash, mes të cilëve edhe drejtues.

Pezullimi pa afat i tyre vjen për shkak të performancës së ulët në mbledhjen e të ardhurave, që u mësua pas publikimit të shifrave për mbledhjen e akcizës. Burime për “Shekullin” thonë se këta drejtues dyshohen edhe për korrupsion dhe evazion fiskal.

Drejtuesit, të cilët kanë statusin e nëpunësit civil, mund të transferohen, të ulen në detyrë, ose do të shkarkohen përgjithmonë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Masa për pezullimin e 18 drejtuesve të lartë të Doganave, vjen vetëm pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pranë Drejtorisë së Doganave, ku paralajmëroi drejtuesit për performancën e ulët në mbledhjen e të ardhurave. (shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>