Plani për përballimin e vjeshtë-dimrit

ManastirliuMinistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në vijim të forcimit të kapacitevete të burimeve njerëzove për periudhën Vjeshë- Dimër, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe grupet e epidemiologëve në terren janë rritur me 30% për realizimin e hetimit të hollësishëm ekipemiologjik.

“Tashmë në gjithë Shqipërinë nga 54 ekipe terreni, ne kemi rritur me 30% ekipet, duke e çuar në 70 ekipe terreni. Përpos kapaciteteve logjistike të shtuara me 12 njësi lëvizëse, falë edhe bashkëpunimit dhe ndihmës së USAID, pra qeverisë Amerikane. Ne tashmë kemi mundësinë që me ekipet e shtuara në terren, të epidemiologëve, profesionistëve të shkencave mjekësore që janë punësuar dhe do të vijojnë që bëhen pjesë e ekipeve tona aktuale, të mundemi të rrisim kapacitetet e gjurmimit, hetimit dhe testimit në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka theksuar se me hapjen e shkollave në fokus të punës do të vijojë të jetë rritja e kapaciteteve dhe marrja e të gjitha masave për hetimin epidemiologjik dhe testimin me qëllim izolimin e vatrave të reja.

“Hapja e shkollave do të shoqërohet me një rritje të kapaciteteve, qoftë përsa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit gjithashtu. Ndaj vendosja e ekipeve të reja është një vlerë e shtuar përsa i përket kapaciteteve të burimeve njerëzore në Njësinë e Kujdesit Shëndetësor. Sigurisht që bashkëpunimi me koordinatorët e shkollave, bashkëpunimi me mjekët, infermierët dhe përgjegjësit në çdo shkollë apo grup shkollash, do të luajnë një rol të shtuar në të gjithë strategjinë e testimit, gjurmimit dhe izolimit të rasteve”, tha Manastirliu.

Duke shprehur mirënjohje dhe falenderim për të gjithë qytetarët që kanë zbatuar me korrektese masat e këshilluara në parandalimin e përhapjes së infeksionit SARS COV2, Manastirliu ka bërë sërish një apel për vijimin e zbatimit të distancimit social, masave të higjenës dhe vendosjen e maskës, si të vetmet armë që na mbrojnë në këtë luftë.

“Jemi në një moment shumë serioz të epidemisë. Nuk duhet që të ‘lëshojmë pe’ nga masat të cilat tashmë ne i kemi ndërmarrë dhe jemi duke i aplikuar. Gjej rastin të falenderoj qytetarët pasi shoh një angazhim shumë më të madh të gjithësecilit për të zbatuar rregullat qoftë të distancimit fizik, qoftë të vendosjes së maskave në ambientet e brendshme. Lufta me këtë virus nuk ka përfunduar. Ai është një rrezik eminent për të gjithë. Ne po vijojmë me rritjen e kapaciteteve që këputja e zinxhirit të infeksionit të bëhet në kohën e duhur”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>