Presidenti Meta padit qeverinë në Gjykatë Kushtetuese për vendimin ndaj Teatrit Kombëtar

Ilir MetaNë Shqipëri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i kërkoi sot Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë vendimin e qeverisë për të kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Kjo është padia e dytë ku presidenti Meta kërkoi që të ndalen planet për rrëzimin e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar, deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre vendimeve.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon restaurimin e ndërtesës historike 80 vjeçare.

Organizata “Europa Nostra” e ka futur Teatrin e Shqipërisë në listën e 7 objekteve kulturore më të rrezikuara dhe ka shprehur gadishmërinë ta restaurojë me fonde europiane.

Këshilli bashkiak diskuton nesër për shembjen e Teatrit Kombëtar për të nisur ndërtimin e një të riu në të njëjtin truall.

Policia bashkiake shkoi dje pranë Teatrit Kombëtar për të marrë objektin, që tani e tutje me vendim qeverie është pronë e bashkisë së Tiranës.

Ky hap i policisë provokoi mbrëmë një tubim spontan të artistëve dhe qytetarëve që kundërshtojnë prej disa vitesh planet për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar aty një teatër të ri, duke kërkuar që teatri i ri të ndërtohet diku tjetër.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>