Protestë kundër vrasjes së të riut 25 vjeçar në Tiranë

protestaNë Tiranë, disa qindra qytetarë po protestojnë sot në mbrëmje përballë ministrisë së Punëve të Brendshme pas vrasjes me armë zjarri nga policia të hënën pas mesnate të një të riu 25-vjeçar, që nuk iu bind një patrulle policore.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtësi për të riun e vrarë. Gjatë protestës një gazetar dhe një polic mësohet jozyrtarisht se janë lënduar.

Një pjesë e protestuesve e vazhduan protestën para kryeministrisë, dhe aktualisht grupe qytetarësh po protestojnë para të dy institucioneve.

Familjarë të viktimës pohuan se shkelja e tij e vetme ishte se gjendej jashtë banesës në kohën e ndalimit të qarkullimit për shkak të pandemisë.

Policia ka ndaluar oficerin që shtiu me armë zjarri dhe i mori jetën të riut dhe deklaroi se po vazhdon hetime për ngjarjen.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>