Schröder: Optimist për Shqipërinë; Mbështetje planit “Merkel” për Ballkanin

gerhard-schroeder-ish-kancellari-i-brdNë përfundim të vizitës së tij në Shqipëri, ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder shprehet optimist për hapat e ndërmarra nga Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Përshtypja ime është se, progresi që është arritur këtu vitet e fundit është mëse i qartë. Përveç kësaj, procesi i reformës që ka lançuar dhe së fundmi realizuar qeveria, do ta shtyjë Europën të reflektojë dhe Shqipërinë ta kuptojë se është pjesë integrale e Bashkimit Europian. Të paktën unë shpresoj për këtë. Është bërë shumë për këtë dhe kjo rezulton edhe nga të gjitha bisedat që kam zhvilluar. Prandaj, unë shpresoj dhe pres që ky proces pozitiv të vazhdojë më tej”, thotë Gerhard Schröder, ish-kancelar i Gjermanisë.

Por si socialdemokrat, ai nuk harron të veçojë rolin e qeverisë së majtë.

“Unë shpresoj që ky proces, nën drejtimin e zotit Rama, të vazhdojë kështu dhe i uroj atij fat në zgjedhjet e ardhshme. As që bëhet fjalë dhe as që pritet ndryshe prej meje, sepse është një pjesë e të majtëve demokratë në Europë dhe një pjesë e mirë e tyre”, shprehet më tej Schröder.

Edhe pse ishte Angela Merkel, ajo që e largoi nga skena politike, ai e mbështet atë kur flitet për Shqipërinë.

“‎Znj. Merkel e bëri të qartë se në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Gjermanisë ka vazhdimësi. Unë jam i lumtur për faktin se në të njëjtin vend, ku isha sot, dhe pikërisht në forumin që mora pjesë u artikulua qartë se marrëdhëniet janë të ngushta dhe besimplota. Gjermania, nën drejtimin e znj. Merkel, do të vazhdojë të mbështesë dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian, çfarë është një zhvillim i mirë”, shpjegon Schröder.

E në fund, Gerhard Schröder ka dhe një këshillë për politikën shqiptare.

“Unë besoj se Shqipëria qëndron tanimë përpara çështjes dhe domosdoshmërisë të lejojë të bëhen realitet zhvillimet pozitive që ndodhën, e pikërisht atë çfarë Parlamenti vendosi për Reformën në Drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese. Pra, siç thuhet në gjuhën e politikës, ta implementojë atë. Unë mendoj se do t’ia dalë mbanë dhe shpresoj se kjo do të çojë në hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, deklaroi Gerhard Schröder.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>