SHBA dhe BE mbështesin gazsjellësin Fier-Split

tapShtetet e Bashkuara mbështesin e ndërtimin e gazsjellësit joniano-adriatik, i cili nis në Fier, ku do të bëhet lidhja e gazsjellesit tjetër TAP dhe përfundon në Kroaci. Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se gazsjellësi IAP do të rrisë furnizimin me energji për Shqiperine dhe rajonin.

“Ne luftojmë për korridorin jugor sepse ai do të ndihmojë në sigurinë rajonale, bashkëpunimin dhe rritjen ekonomike, por mbi të gjitha do të çlirojë Europën nga varësia e tepërt ndaj gazit rus dhe gazjellësit rus. Në të njëjtin vizion strategjik SHBA e kanë mbështetur gjithmonë gazsjellësin Joniano-Adriatik si një zhvillim të natyrshëm pas përfundimit të korridorit jugor”, deklaroi ambasadori amerikan, Donald Lu.

Në Tiranë u mbaj konferenca rajonale për këtë projekt, dhe duket se edhe Bashkimi Europian do të japë mbështje për këtë bashkëpunim mes vendeve që ky projekt të realizohet.

“BE është muskuli prapa këtij projekti. Ne në BE  jemi të kënaqur që shikojmë ecurinë që është diskutuar dhe po diskutohet për projektet e gazit. Ecuria përsa i përket gazsjellësit TAP dhe IAP janë një nga 10 prioritet e Komisionit “Junker”, që është që ne ta bëjmë energjinë më të përballueshme dhe më të sigurtë dhe të qëndrueshme Ju siguroj që BE do të mbështesë bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që ky projekt të zbatohet në kohën e duhur”, tha ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Kthimi i Shqipërisë në nyje të gazsjellësave po rrit prespektivën e përdorimit të tij edhe në prodhimin e energjisë elekrtike.

Sipas Studimit të Fizibilitetit, gazsjellësi IAP ka një gjatësi prej 511 kilometrash, nga Fieri deri në Split të Kroacisë dhe një kosto prej 618 milion euro. Investimi do të jetë privat dhe është shfaqur interes nga disa kompani.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>