Sot mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Çfarë ndodh në Bruksel!
Shqipëria nis sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.
25 figura të qeverisë dhe administratës të përfshira në procesin e integrimit përbëjnë delagacionin shqiptar që do të marrë pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE sot në Bruksel.
Delegacioni kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, e në krah të tij do të jenë dhe ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë proces.
Takimi të zgjasë 90 minuta e pas tij, do të ketë një konferencë për shtyp. Delegacioni i BE drejtohet nga presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, shefi i diplomacisë ceke, vend i të cilit mban presidencën e radhës së bllokut si dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët e kanë mbështetur me forcë hapjen e shpejtë të kësaj konferencë, çka u mundësia pas zhbllokimit që i bëri parlamentit maqedonas ngërçit të krijuar me Bullgarinë, përmes miratimit të propozimit francez ditën e shtunë.
Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, e ndonëse marsin e vitit 2020 Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e saj, u desh të pritej edhe dy vjet të tjera, e kjo për shkak se disa vende të bllokut kërkonin ta shihnin Tiranën dhe Shkupin të avanconin bashkë drejt Bashkimit Europian. Kështu, edhe Maqedonia e Veriut e mban nesër në Bruksel, Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, në të cilën kryeministri Dimitar Kovaçevski do të lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase.
Fill pas kësaj, nis verifikimi që do të zgjasë një vit e gjysmë dhe pas përfundimit të atij procesi është planifikuar konferenca e radhës ndërqeveritare, e cila do të përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim dhe mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet në Kushtetutë.
Propozimi francez parashikonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e kushtetutës, si të barabartë me popujt e tjerë. tch
Bruksel, Von der Leyen pret Ramën, Kovaçevskin dhe kryeministrin çek, Petr Fiala
Në prag të zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka pritur në Bruksel kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, atë të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaceski dhe atë çek, Petr Fiala.
Para takimit, ata kanë ndarë fotografi, teksa shihen duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.
Pas takimit mes tyre, në orën 9:00 pritet të mbahet një deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Von der Leyen. Më tej, në orën 11:00 do të jetC bajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Shqipëria nis sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.
Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, e ndonëse marsin e vitit 2020 Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e saj, u desh të pritej edhe dy vjet të tjera, e kjo për shkak se disa vende të bllokut kërkonin ta shihnin Tiranën dhe Shkupin të avanconin bashkë drejt Bashkimit Europian. Kështu, edhe Maqedonia e Veriut e mban nesër në Bruksel, Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, në të cilën kryeministri Dimitar Kovaçevski do të lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase.
Fill pas kësaj, nis verifikimi që do të zgjasë një vit e gjysmë dhe pas përfundimit të atij procesi është planifikuar konferenca e radhës ndërqeveritare, e cila do të përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim dhe mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet në Kushtetutë.
Propozimi francez parashikonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e kushtetutës, si të barabartë me popujt e tjerë. tch
“Pa të nuk do të ishim këtu”/ Para nisjes së Konferencës Ndërqeveritare, Rama falenderon dhe i uron ditëlindjen ish-kancelares Merkel
Në një deklaratë për shtyp para nisjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata që, siç thotë, kanë ndihmuar vendin tonë në rrugëtimin e saj drejt unionit.
Ai është ndalur te ish-kancelarja Angela Mekel dhe thotë se pa ndihmën e saj, Shqipëria nuk do të ishte sot në prag të hapjes së negociatave, ndërsa më tej i ka uruar ditëlindjen.
“Do ta nisja këtë mëngjes me falenderime dhe padyshim dua të falenderoj së pari dhe kryesisht presidenten e KE-së, zonjën Ursula e cila e di si të bëhej një prani gjermane ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për ne. Të luftonte për shtetet anëtare dhe për ne.
Dua të falenderoj një tjetër zonjë Gjermane që pa të nuk do ishim. Angela Merkel, të cilës i uroj ditëlindjen.
Dua të falenderoj presidentin çek, Petr Fiala, që bëri rrugën nga Pranga në Bruksel që të jetë këtu i pranishëm”.
Ky është fundi i fillimit, shprehet kryeministri shqiptar, ndërsa shton se “është mirë kështu si është, ne thjesht na duhet të ngremë një Shqipëri të fortë”. tch