Trump, Rama replika me opozitën për deklaratat e fushatës

parlamentKuvendi u përfshi këtë të enjte nga debate të ashpra që kishin si kryefjalë presidentin e ri amerikan Donald Trump dhe deklaratat e bëra kundër tij nga kryeministri Rama gjatë fushatës presidenciale.

I pari që preku këtë çështje ishte deputeti i PD, Astrit Patozi. “Shpresoj të mos e marrë vesh Trump deklaratën e Ramës, se do ta quajë Shqipërinë jo serioze. Edi Rama ishte përgatitur se çështja Trump do t’i përmendej nga opozita në Parlament. Dhe mesa duket i kishte marrë masat, për t’i kujtuar opozitës se jo me fjalë, por me vepra, edhe ajo kishte treguar se preferonte Hillari Klinton. Kur flisja une për kandidatin Trump, këta ishin të zënë me konventen e kandidates tjetër”, u shpreh Patozi.

Kryeministri Rama e përshkroi si qesharak qëndrimin e opozitës pas fitores se Donald Trump. “Kam kritikuar një kandidat dhe jo presidentin, por këta lëshohen nëpër banaqe të më sulmojnë mua sikur janë çunat e lagjes që u ka dalë vëllai i madh nga burgu dhe i thotë shikojini ça do t’ju bëj”, tha Rama.

Kryeministri nuk shprehu pendesë për qëndrimin ndaj Donald Trump. Përkundrazi, Edi Rama la të kuptohej se ky është një episod që tregon se cila është motoja e tij e qeverisjes.

“Unë përsa kohë do jem ky që jam, nga asgjë tjetër përvec dinjitetit të shqipërisë të drejtoj si kryeministër. Ky vend mund të jetë i varfër por jo gojëkycur e në gjunjë”, tha Rama.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha e cilësoi si absurd sqarimin e kryeministrit, duke e cilësuar një sqarim të bërë në rrethana dëshpërimi.

“Kandidati në kohën e luftës ka qenë shumë radikal, ka kërkuar futjen e trupave tokësore në Kosovë. Ka qenë radikal i asaj se nuk duhet të sulmojmë nga 10 mijë metra lartësi, por të fusim trupat tokësore. Por përse pretendon ky (Rama) kështu sot, sepse kokën e ka në tepësi, jo nga Trump por nga shqiptarët”, tha Berisha.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>