Vjen thatësira, OSHEE do të blejë 18 mln euro energji

vlcsnapSituata e vështirë hidrike e ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes të hapë me shpejtësi procedurat për të nisur importet e energjisë.

Top Channel ka mësuar se, OSHEE-ja ka çelur ankandin për të blerë mbi 285 mijë Megavat energji nga importi, për të përballuar furnizimin e vendit me energji për periudhën 28 Qershor-31 Korrik.

Rezerva hidrike në kaskadën e Drinit ka rënë në nivele minimale. Sipas të dhënave zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike, aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 15 metra më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Paralelisht, prurjet mesatare të ujit për periudhën Janar-Qershor kanë qenë 40 për qind më të ulëta sesa mesatarja dhjetëvjeçare.

Me sasinë e shpallur për të blerë, OSHEE-ja synon të plotësojë 53 për qind të konsumit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 47 për qind do të përballohet nga prodhimi vendas.

Importet e detyrueshme të energjisë janë një goditje jo e vogël për bilancin e Operatorit të Shpërndarjes dhe të të gjithë sistemit energjetik këtë vit. Llogaritë paraprake tregojnë se, me çmimet aktuale të energjisë në bursë, OSHEE-ja do të duhet të shpenzojë rreth 18 milionë euro vetëm për importet e muajit korrik.

Megjithatë, importet nuk cënojnë vetëm anën financiare të kompanisë, por edhe treguesit e sistemit energjetik. Burime nga OSHEE-ja thonë se, për shkak të importeve, kompania do të detyrohet të shkurtojë investimet. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta në treguesit e sistemit, pasi vështirëson uljen e humbjeve, të cilat këtë vit sipas gjasave nuk do të reduktohen sipas planit.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>