Kombëtarja e Italisë në futboll është fituese e kampionatit evropian Euro 2020.
Në ndeshjen e finales, që u luajt të dielën mbrëma në stadiumin Wembley në Londër, Italia mposhti Anglinë me rezultat 3:2.
Ndeshja e rregullt 90-minutëshe mbaroi me rezultat 1:1 dhe loja pastaj vazhdoi me kohën shtesë dhe me penallti.
Ekipi italian qëlloi tri nga pesë penalltitë, ndërsa ekipi anglez dy.
Italia ka fituar titullin evropian edhe më 1968.
Euro 2020 është dashur të mbahet vitin e kaluar, por është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
rel