LAJMET NGA BOTA

  • ‘Nemcov – kritik i hapur i përzierjes ruse në Ukrainë’

    2 Mars, 2015

    Vritet në afërsi të Kremlinit, politikani opozitar rus Boris Nemcov. 55 vjeçari konsiderohej jo vetëm kritik i Putinit, por edhe i politikës së Rusisë në Ukrainë. Analisti Yury Barmin mbi rëndësinë e Nemcovit.Boris Nemcov kishte kritikuar ashpër politikën e përzierjes së Rusisë në Ukrainën lindore, duke e vlerësuar luftën në Ukrainë si një agresion rus. Në një apel, opozitari e kishte quajtur ilegale prezencën e ushtarëve rusë pa uniforma të ...

  • Ukrainasit janë skeptikë për armëpushimin

    2 Mars, 2015

    Në Lindje të Ukrainës, separatistët dhe ushtria ukrainase tërheqin armët e tyre të rënda. Megjithatë të enjten vdiqën sërish tre ushtarë ukrainas. Në Kiev nuk beson thuajse askush që armëpushimi do të mbajë gjatë.Tani armët kanë heshtur, në pjesën më të madhe. Vullnetarët ukrainas të Narodny Tyl e përdorin këtë kohë për të mbushur rezervat e tyre. Thuajse askush këtu nuk beson në një armëpushim të qendrueshëm. Në të kaluarën ...

  • Komisioni i BE kërkon Bashkim Energjetik

    26 Shkurt, 2015

    Furnizimi me energji i Evropës duhet të bëhet më i lirë, më efikas dhe më i pavarur nga Rusia. Por për këtë nevojitet një politikë energjetike gjithëevropiane.BE ka tregun e brendshëm. Por në sektorin energjetik vazhdon të ekzistojë partikularizmi evropian. Çdo shtet anëtar i BE ndjek në një masë të konsiderueshme politikën e tij energjetike.
    Për shkak të pikërëndesave të ndryshme – Franca mbështetet tradicionalisht në energjinë atomike, Gjermania mbështet ...

  • Clapper: furnizimi i Ukrainës me armë do të provokonte Putinin

    26 Shkurt, 2015

    Zyrtari më i lartë i zbulimit amerikan tha se furnizimi i Ukrainës me armë për të luftuar separatistët e mbështetur nga Moska, do të provokonte një “reagim negativ” nga presidenti rus Vladimir Putin. Por ai shtoi se personalisht është në favor të furnizimit të Kievit me armë mbrojtëse nga Uashingtoni.Duke folur para Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, James Clapper, drejtor i Zbulimit Kombëtar, tha se ndërsa veprimet e ...

  • Uashington, legalizohet marihuana

    26 Shkurt, 2015

    Në Uashington DC hyri në fuqi ligji që legalizon marihuanën. Ligji i lejon të rriturit mbi 21 vjeç të posedojnë privatisht dhe të pinë deri në 200 gramë marihuanë dhe të rrisin sasi të vogla të bimës.Blerja, shitja dhe pirja në publik janë ende të paligjshme. Kryeqyteti amerikan i bashkohet Alaskës, Kolorados dhe shtetit të Uashingtonit për legalizimin e marihuanës. Por ndryshe nga tre shtetet e tjera, Uashington DC nuk ...

  • Si e përfytyrojnë demokracinë gjermanët?

    26 Shkurt, 2015

    Një studim i Universitetit të Lirë në Berlin shpjegon pjesërisht përcaktimet e njerëzve në Gjermani ndaj ekstremizmit. Demokracia nuk është stabile, thotë bashkautori i studimit Klaus Schroeder.DW: Çfarë ju ka befasuar më shumë në vlerësimin e përgjigjeve të 1400 qytetarëve?
    Klaus Schroeder: Më ka befasuar më shumë që çdo i dyti është kundër monopolit të dhunës nga shteti. Këtë nuk e kemi llogaritur fare. Pasoja do të ishte – nëse ...

  • Mysliman alla austriak

    26 Shkurt, 2015

    Parisi, Kopenhaga. Europa diskuton mbi fenë islame dhe rrezikun islamist. Austria ndërmerr tani një rrugë të re: Një ligj i posaçëm duhet të rregullojë jetën e myslimanëve në Austri.Me një ligj të ri për fenë islame Austria do t’u kundërvihet tendencave fetare ekstremiste. Parlamenti austriak në Vjenë miratoi të ndryshuar një ligj të vitit 1912, me të cilin krijohen rregulla bazë për një fe islame europiane. Edhe vende të tjera ...

  • Koment: Klima e mungesës së denimeve

    26 Shkurt, 2015

    Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë se të tjerët.Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë ...

  • Dëshirat dhe realiteti – Premtimet e reja të Greqisë për reforma

    26 Shkurt, 2015

    Para vetëm kundrejt reformave! Kjo ishte ujdia e fundit mes Greqisë e kreditorëve me këmbënguljen gjermane. Të premten (27.02) Bundestagu vendos për dihmat e reja. Por sa do t’i kushtojnë reformat Alexis Tsipras?Qeveria e re greke nën drejtimin e politikanit të majtë, Alexis Tsipras është e orientuar nga lufta e vendosur kundër evazionit fiskal, korrupsionit dhe politikës së tarafeve. Me këtë ajo shpreson më shumë të ardhura për arkat e ...

  • Grekët kapërcejnë pengesën e parafundit

    25 Shkurt, 2015

    Planet e reformave greke janë gati, programi i ndihmës i BE-së pritet të zgjerohet deri në qershor. Por tani duhet të zbatohen reformat e vështira. Qeveria greke parashikon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse.Për qeverinë e re greke rruga drejtë zgjatjes së programit aktual të ndihmës, të padëshiruar fillimisht, është një vrapim i vërtetë me pengesa. Pas marrëveshjes bazë me donatorët në Eurogrup të premten e kaluar, këtë të martë përfaqësues të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"