LAJMET NGA BOTA

  • Presidenti Trump vë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale / Reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

    7 Shkurt, 2025

    ICCPresidenti Donald Trump autorizoi të enjten sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që hetojnë shtetasit amerikanë apo të vendeve aleate si Izraeli, duke përsëritur veprimet që ndërmori gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë.

    Vendimi përkon me vizitën në Uashington të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) së bashku ...

  • Gjermani: Sabotazhe ruse në prag të zgjedhjeve?

    6 Shkurt, 2025

    demtimi i makinaveNdihmës të agjentëve rusë, mes të cilëve dyshohet se ka edhe nënshtetas nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, po dëmtojnë automjete në Gjermani për të diskredituar partinë e Gjelbër. Po si bëhet kjo?

     

    Aksioni zgjat vetëm disa sekonda. Mbani një shishe spërkatësi me shkumë poliuretani, e mbështesni në skapamento (gypi për nxjerrjen e gazit nga makina), e shtypni një dy ...

  • Shtëpia e Bardhë qartëson planin e Presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër

    6 Shkurt, 2025

    Trump GazaPresidenti Donald Trump tha sot se “nuk do të duhen ushtarë amerikanë” për të zbatuar propozimin e tij që Shtetet e Bashkuara ta marrin nën kontroll Rripin e Gazës dhe për ta zhvilluar këtë territor të shkatërruar nga lufta.

     

    Shtëpia e Bardhë gjithashtu tha se propozimi i Presidentit Trump për zhvendosjen e palestinezëve do të ishte i përkohshëm. Siç ...

  • Merz: „Pa ne asgjë nuk ecën përpara në Evropë”

    6 Shkurt, 2025

    MerzFriedrich Merz parashtroi të martën përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Ai tha se që nga Bismarcku, Evropa funksionon vetëm kur Gjermania është e fortë. Auron Dodi ndoqi aktivitetin.

     

    Fjala në Bonn e kryetarit të CDU-së dhe me gjasa kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz u prit me interes, pas debatit të nxehtë në Bundestag javën e kaluar, për mocionet e CDU-së për migrimin.

    Merz i krahasoi ...

  • Analistët: Kupola e Hekurt Amerikane ul kërcënimin bërthamor, por nxit garën e armëve

    6 Shkurt, 2025

    RaketaUrdhri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump që të ndërtohet një variant amerikan i “Kupolës së Hekurt”, për të mbrojtur SHBA-të nga sulmet ajrore do të pengojë Kinën dhe Rusinë që të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara me përdorimin e armëve bërthamore, por kjo mund të nxisë një garë trepalëshe armatimi, thonë analistët.

     

    Të premten, Agjencia qeveritare për Mbrojtjen ...

  • Si po përgatitet BE për një konflikt tregtar me SHBA?

    6 Shkurt, 2025

    US EUNuk është ende e qartë se kur presidenti amerikan Trump do t’i drejtohet BE me politikën e tij doganore. Por Evropa tashmë po përgatitet dhe po reagon me kundërkërcënime – dhe oferta.

     

    Donald Trumpi ende nuk e ka jetësuar kërcënimin për të vendosur tarifa të reja doganore ndaj BE. Presidenti amerikan fillimisht sulmoi fqinjët e tij.

    Para disa ditësh, ai njoftoi tarifat ...

  • SHBA: Kërkimi shkencor në rrezik nga ngrirja e fondeve

    6 Shkurt, 2025

    kerkimeAdministrata e re e presidentit Donald Trump ka pezulluar fondet e qeverisë që janë jetike për kërkimin shkencor amerikan. Shkencëtarët i druhen këtij vendimi dhe se çfarë nënkupton ai për të ardhmen e lirisë akademike.

     

    Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara gjenden mes paqartësisë dhe panikut, pasi javën e kaluar administrata e presidentit Donald Trump lëshoi urdhrin për ngrirjen e miliarda dollarëve që do ...

  • Bruksel: Dakordësim për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

    5 Shkurt, 2025

    BrukselDrejtues të lartë të politikës europiane dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte u takuan në Bruksel, ku biseduan për prioritetet e përbashkëta të mbrojtjes dhe u dakordësuan për nevojën e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.

     

    Drejtues të nivelit të lartë të vendeve europiane ranë dakord në Bruksel për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Një sistem i përbashkët armatimi do të ulte ...

  • Presidenti Trump nuk përjashton mundësinë e dislokimit të trupave amerikane për rindërtimin e Gazës

    5 Shkurt, 2025

    TrumpPresidenti Donald Trump u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të merrnin përgjegjësinë e rindërtimit dhe stabilizimit të Rripit të Gazës pasi palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër. Kjo lëvizje do të mund të shkatërronte angazhimin dhjetëra vjeçare politik të Shteteve të Bashkuara ndaj konfliktit izraelito-palestinez.

     

    Presidenti Trump njoftoi planin e tij të befasishëm, pa dhënë hollësi specifike, gjatë ...

  • Suedi: Rreth dhjetë të vdekur pas të shtënave në një shkollë

    5 Shkurt, 2025

    SuediNë një shkollë në Suedi gjetën vdekjen prej të shtënave rreth dhjetë vetë. Kryeministri i Suedisë tha se kjo është një “ditë e dhimbshme për të gjithë Suedinë”.

     

    Rreth dhjetë vetë u vranë nga të shtënat në një shkollë në Orebro, në Suedi. Sipas hetuesve mendohet se mes të vdekurve është edhe autori i dyshuar i këtij krimi.  Roberto Eid Forest, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"