LAJMET NGA KOSOVA

  • FMN kërkon shkurtim shpenzimesh në pagat publike dhe skemat sociale në Kosovë

    16 Shkurt, 2018

    fmnZëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të punojnë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zvogëlim të papunësisë dhe të varësisë nga dërgesat nga diaspora, ndërsa i siguroi ata për mbështetjen e Fondit.

    Zoti Tao Zhang, qëndroi për vizitë në Kosovë gjatë së cilës është takuar me udhëheqës politik dhe të ...

  • Gabriel: Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës

    16 Shkurt, 2018

    Gabriel RamushMinistri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha të mërkurën mbrëma në Prishtinë se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

    Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të vizitës dyditëshe në Kosovë. Ministri Gabriel qëndroi në Prishtinë pas vizitës ...

  • BE: Nuk ka integrim evropian pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    14 Shkurt, 2018

    Christian DanielssonPërfaqësues të Bashkimit Evropian vizituan sot Kosovën ku zhvilluan takime me zyrtarë të lartë shtetëror. Ata thanë se rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë e qartë por se asnjë shtet nuk mund të përparojë në këtë rrugë derisa të mos ketë pajtim të plotë, e posaçërisht në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Drejtori i ...

  • Markoviç: Mali i Zi dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së kufirit me Kosovën

    14 Shkurt, 2018

    MarkovicKryeminitri i Malit të Zi Dushko Markoviç tha të mërkurën se vendi i tij dëshiron që si një fqinj dhe mik i mirë të ndihmojë Kosovën në zgjidhjen e çështjes së kufirit dhe të njejta të ratifikohet. Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Zoti Markoviç tha se ...

  • Pengesat e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë

    13 Shkurt, 2018

    WTO OMCKa më gjatë se 10 vjet që kur kanë filluar bisedimet dhe përgatitjet e Kosovës për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Por, ende nuk është kryer as procedura formale e aplikimit.

    Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thonë se tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike për aplikim në këtë organizatë.

    Sytrime Dervisholli, drejtoreshë ...

  • Vitet e shtetësisë në favor të importit

    13 Shkurt, 2018

    patateEdhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova, nuk arriti të fuqizojë sektorin e prodhimtarisë. Vendi vazhdon të importojë gati të gjitha produktet duke filluar nga ato të konsumit e deri te produktet strategjike.

    Struktura e importit në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare të Doganave të Kosovë, ka një llojshmëri të madhe, por, kryesisht në ...

  • Zëvendëskancelari austriak frenohet për Kosovën

    12 Shkurt, 2018

    zevendeskancelari austriakZëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache ndezi debat me deklaratën e cituar se “Kosova është pa dyshim pjesë e Serbisë”. Por zëdhënësi i tij e hodhi poshtë citimin.

    Të hënën (12.02) zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache pritet në Beograd për bisedime. Por një citim në fundjavë për Kosovën i ka paraprirë vizitës së tij. Një gazetë beogradase proqeveritare, “Politika” ka ...

  • Kurti: Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së

    12 Shkurt, 2018

    albin-kurti“Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së”, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për edicionin e së shtunës të gazetës sllovene DELO.

    Ai, në këtë intervistë flet për shumë gjëra që kanë ndodhur këto 10 vjet shtetësi të Kosovës.

    I pyetur për bashkimin me Shqipërinë Kurti ka thënë se “Ka të bëjë me zgjidhje të ...

  • Kosovë, bisedimet me Serbinë pa ndikim në normalizim të marrëdhënieve

    10 Shkurt, 2018

    KCSSNjë studim i Qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, nxjerr në pah se shumica e qytetarëve të anketuar pohojnë se bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ushtrojnë ndikim në normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa e kanë vlerësuar të dëmshme marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Rezultatet janë përmbledhur në një edicion të posaçëm të “Barometrit të Sigurisë”, ...

  • Shtypi gjerman: Dështim i paparë i BE në Kosovë e Bosnje

    8 Shkurt, 2018

    shtypi gjermanPrezantimi i strategjisë së re të Komisionit Europian për Ballkanin ka ditë që ka drejtuar vëmendjen e shtypit gjerman drejt rajonit.

    Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Ballkani Perëndimor merr miliarda nga BE”, nënvizon se strategjia e re për Ballkanin jep një plan të qartë kohor dhe do t’i kushtojë shumë shtrenjtë unionit. “Komisioni propozon rritjen e ndihmave ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"