LAJMET NGA KOSOVA

  • Thaçi letër Kurtit: Do të këshillohem me partitë për formimin e qeverisë

    22 Prill, 2020

    Albin Kurti -ThaciPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shkroi sërish të mërkurën kryeministrit në detyrë Albin Kurti, njëherësh kryetar i lëvizjes Vetëvendosje duke paralajmëruar këshillimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re.

    Presidenti Thaçi, i kërkoi disa herë gjatë këtij muaji zotit Kurti që të dërgojë propozimin e tij për emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së ...

  • LIDHJA QYTETARE BËN THIRRJE PRESIDENTIT TRUMP QË TA LIROJË AMBASADORIN GRENELL NGA DETYRAT E TIJA SI I DËRGUARI SPECIAL PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

    22 Prill, 2020
    Albanian_American_Civic_LeagueDeklarata Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane

    Prill 2020

    Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për situatën e rrezikshme në Republikën e Kosovës pas rënies së qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti të zgjedhur në mënyrë demokratike.

    Rënia ishte si rezultat i një lëvizjeje të paprecedentë të orkestruar nga disa anëtarë të elitës politike të Kosovës ...

  • Kurti: Grenell është drejtpërsëdrejti i përfshirë në krizën politike në Kosovë

    21 Prill, 2020

    Kurti - GrenellKryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë. Kurse në rast të formimit të qeverisë së re, për çka po insiston presidenti i Kosovës, Hashim ...

  • Këtë javë priten lëvizje në përpjekje për krijimin e qeverisë së re

    20 Prill, 2020

    HashimPresidenti Thaçi paralamëroi se këtë javë do të ndërmarrë hapat kushtetues për të mundësuar një qeveri të re të Kosovës. Deklaratën e Thaçit në twitter e shpërndau i ngarkuari amerikan për dialogun, Richard Grenell.

    I ngarkuari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, paralajmëroi se tarifa dhe reciprociteti ndaj Serbisë mund të hiqet këtë javë dhe sapo ato të hiqen, ...

  • Shkon 480 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

    17 Prill, 2020

    covid19Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar për 31 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri në 24 orë, si dhe për pesë të shëruar nga ky virus.

    “Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast ...

  • Palmer: SHBA pranë Ballkanit edhe në kohërat e pandemisë

    15 Prill, 2020

    PalmerZv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ka komentuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në një intervistë me gazetaren Helena Djordjevic të shërbimit serb të Zërit të Amerikës, zoti Palmer nuk pranoi të komentojë për letrën që dy ligjvënës amerikanë i drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike ...

  • Ligjvënësit amerikanë: Shqetësim për qasjen e administratës amerikane ndaj Serbisë dhe Kosovës

    15 Prill, 2020

    EngelLigjvënësit Engel dhe Menendez i shkruajnë një letër sekretarit të shtetit për Politikën e Jashtme, Mike Pompeo ku i shprehin shqetësim për qasjen që administrata amerikane ka ndaj Serbisë dhe Kosovës.

    Dy ligjvënës amerikanë, Eliot Engel dhe Bob Menendez i dërguan dy ditë më parë një letër ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, në të cilën ata shprehin shqetësimin për taktikat e ...

  • Engel dhe Menendez, të shqetësuar me qasjen amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë

    14 Prill, 2020

    usaLigjvënësi Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez, u shprehën të hënën të shqetësuar me faktin se Shtetet e Bashkuara ushtruan trysni mbi qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, por nuk po ushtrojnë trysni të duhur mbi Beogradin për të ndalur fushatën e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

    Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, ...

  • Shkon në 8 numri i viktimave nga koronavirusi

    13 Prill, 2020

    Ambulanca CovidKa ndërruar jetë një 39-vjeçare nga Istogu, e cila ishte infektuar nga coronavirusi duke e çuar kështu në 8 numrin e viktimave në Kosovë.

    Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Istogut, Haki Rugova.

    “Po sot ka ndërruar jetë”, tha shkurtimisht ai.

    Viktima vuante edhe nga disa sëmundje tjera, ajo ishte transferuar nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës për ...

  • Albin Kurti i përgjigjet presidentit Hashim Thaçi lidhur me kërkesën e tij për ta dërguar emrin për mandatarin e Qeverisë së re

    13 Prill, 2020

    Albin KurtiRepublika e Kosovës

    Republika Kosova – Republic of Kosovo

    Qeveria – Vlada – Government

    Zyra e Kryeministrit – Ured Premijera – Office of the Prime Minister

    Datë: 13.04.2020

    Ref: 120/2020

    I nderuar President i Republikës së Kosovës,

    Në shkresën tuaj të datës 01.04.2020, si dhe gjatë takimit tonë ndërinstitucional të së njëjtës datë, ju keni theksuar, ritheksuar dhe stërtheksuar vullnetin tuaj për të respektuar në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"