LAJMET NGA KOSOVA

  • Përparim apo ngecje në dialogun Prishtinë – Beograd?

    24 Prill, 2015

    Kosova SerbiaDialogu politik, i cili po zhvillohet ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, në shumë drejtime ka pasur rezultate, madje ka ndihmuar për paqe dhe stabilitet në rajon, deklarojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

    Sipas tyre, në rend të parë, dialogu po shkon në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe vënien e reciprocitetit në bashkëpunim.

    Ministrja ...

  • Wisner: Kërcënimet e Beogradit shqetësuese

    23 Prill, 2015

    wisnerPo vazhdojnë reagimet ndërkombëtare kundër vendimit të Beogradit për moslejimin e vizitës së Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Serbi.

    Ambasadori Frank Wisner, i cili ka qenë edhe kryenegociatori i Departamentit të Shtetit në negociatat e Vjenës, ka dhënë një deklaratë të zgjeruar për KosovaPress ku ka dënuar sjelljet e Beogradit si një “shembull fatkeq i një mundësie të humbur ...

  • Kosova dhe Serbia – pa ndonjë marrëveshje të re

    22 Prill, 2015

    Kosova SerbiaRaundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, përfundoi pa ndonjë marrëveshje të re.

    Në Bruksel përfundoi pa ndonjë marrëveshje të re edhe një raund i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ndërmjetësoi takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës ...

  • Hashim Thaçi – nuk do të shkojë në Beograd

    21 Prill, 2015

    Hashim ThaciOrganizatorët serbë të një takimi ku paralajmërohej edhe pjesëmarrja e ministrit të jashtëm të Kosovës, anuluan ftesën pas reagimeve të ashpra në Serbi.

    Këshilli Rinor për arsim me seli në Beograd, anuloi planet për një takim më 24 prill në Beograd ku ishte ftuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Vendimi pasoi reagimet e ashpra që nxiti në Serbi, gatishmëria ...

  • Sonte raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi

    21 Prill, 2015

    isa mustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, paraprakisht do të marrin pjesë në konferencën për “Ballkanin Perëndimor”

    Më Bruksel të martën mbahet raundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim të zyrës së shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, thuhet se ajo do ...

  • Kosovë: Diplomacia amerikane nxit ngritjen e Gjykatës së Posaçme

    21 Prill, 2015

    atifeteNë Prishtinë po qëndron Stephen Rapp, ambasador amerikan për krime lufte, për të diskutuar me përfaqësuesit e Kosovës ngritjen gjykatës.

    Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa shfaqën besimin se institucionet e vendit do të kryejnë detyrimet për ngritjen e Gjykatës së Posaçme, e cila do të trajtojë pretendimet për përfshirje të pjesëtarëve të Ish Ushtrisë Çlirimtare të ...

  • Rreth 1.9 miliard euro, jashtë Kosovës

    20 Prill, 2015

    DollariKosova vazhdimisht kërkon donacione dhe investime të huaja, kurse vetë institucionet e Kosovës kanë rreth 1.9 miliard euro, të cilat mbahen në tregjet financiare ndërkombëtare.

    Rreth 1. 2 miliard euro ka arritur Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Këto investime janë të shtrira në 61 shtete të botës, apo në afër 2000 emetues botërorë.

    Në një përgjigjeje nëpërmjet postës ...

  • Goldstein: Strategjia e BB për Kosovën, kthimi i rritjes ekonomike

    19 Prill, 2015

    GoldsteinStrategjia e Bankës Botërore në Kosovë është që të fokusohet tek kthimi i rritjes ekonomike, dhe nga kjo rritje të përfitojnë të gjithë, përfshirë të varfërit”- thotë Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein. Në një intervistë që i morëm pak ditë më parë në studion  e Zërit të Amerikës, zonja Goldstein flet për disa nga sfidat ...

  • Hetime për 45 gjyqtarë e prokurorë

    13 Prill, 2015

    ProkurorZyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, është duke i hetuar mbi 45 raste të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët dyshohen se gjatë punës së tyre në sistemin e drejtësisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

    Zyrtarë nga zyra e Prokurorit Disiplinor, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjyqtarët dhe prokurorët që po hetohen, dyshohen se kanë bërë ...

  • Kumbarët e haraçit

    9 Prill, 2015

    Haraç, definicion ky që në Kosovë është shndërruar në sinonim të komandantëve matrapazë të luftës, që sot janë pjesë të institucioneve, drejtorë të ndërmarrjeve, pronarë të aseteve të Kosovës.

    Për 16 vjet me radhë plaçkitën, uzurpuan, grabitën e çfarë jo tjetër në emër të luftës. Madje jo pak nga ata janë edhe përfaqësues të diplomacisë së Kosovës, s’prish punë pse ata janë thjesht analfabetë dhe pjesë e strukturave kriminale të institucionalizuara ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"